Mickoski: Po rinovohet gjimnazi “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Korrik, 2025 17:54

Mickoski: Po rinovohet gjimnazi “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, nga Tetova ka dhënë një deklaratë me tone pozitive dhe angazhuese, me rastin e fillimit të punimeve për rinovimin e gjimnazit të njohur “Kiril Pejçinoviq”. Në fjalën e tij, Mickoski theksoi rëndësinë e këtij objekti historik për arsimimin në vend dhe paralajmëroi investime rekord për komunën e Tetovës.

“Fillon rinovimi i një objekti nga i cili kanë dalë shumë akademikë, profesorë, shkencëtarë, kryetarë komunash. Jam i sigurt se edhe në të ardhmen nga ky objekt do të dalin shumë njerëz që do t’i shtojnë vlerë jo vetëm Tetovës, por edhe Maqedonisë,” tha Mickoski.

Në vijim, Kryeministri publikoi të dhëna konkrete mbi financimet e reja për komunën, duke nënvizuar se përmes dy thirrjeve të fundit të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale, Tetova ka përfituar mbi 15 milionë euro investime.

“Në thirrjen e dytë të sapo përfunduar, komuna e Tetovës merr praktikisht financim për projekte me vlerë rreth 11.5 milionë euro. Nëse kësaj i shtojmë 3.7 milionë euro nga thirrja e parë, arrijmë në një shumë më të madhe se 15 milionë euro.”

Duke komentuar ndikimin e këtyre investimeve, Mickoski theksoi se ato nuk janë vetëm shifra:

“Këto nuk janë vetëm para, nuk janë vetëm asfalt dhe beton. Do të thotë një jetë më e mirë për qytetarët, diçka që nuk ka ndodhur kurrë në historinë e Tetovës dhe të vendit.”

Ai shtoi se ndryshimi i qasjes qeveritare është i dukshëm dhe se është koha për të ndërtuar, jo për të vjedhur.

“Koha kur vidhej ka mbaruar, tani është koha kur ndërtohet – në Tetovë dhe në të gjithë Maqedoninë. Ky është ndryshimi mes kësaj Qeverie dhe asaj që ishte më parë.”

Donacioni dhe reagimi ndaj BDI-së

Në fund të deklaratës, Mickoski sqaroi edhe çështjen e donacionit që bëri jehonë në media dhe rrjete sociale, duke theksuar se bëhet fjalë për një kompani me përgjegjësi shoqërore, që më herët kishte kontribuar edhe në komunën e Tearcës.

“E njëjta kompani dhuroi edhe një objekt në Tearcë, rinovoi plotësisht sistemin e kanalizimit që përfundon me një impiant trajtimi. Partia që tani është në opozitë, BDI, u lavdërua për këtë projekt në rrjetet sociale.”

Duke përmbyllur, Mickoski shprehu shpresën për më shumë projekte të tilla dhe më shumë kompani me vizion shoqëror:

“Do të kemi një shoqëri më të mirë, qytete më të mira, komuna më të mira dhe njerëz më të lumtur. Ky është qëllimi ynë si politikanë.”

51

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Korrik, 2025 17:54
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
51

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë