Mickoski prononcohet për Çairin: Askush nuk do të jetë i mbrojtur për ndërtime pa leje

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Korrik, 2025 20:55

Mickoski prononcohet për Çairin: Askush nuk do të jetë i mbrojtur për ndërtime pa leje

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në emisionin “Vetëm Intervistë” në Televizionin Kanal 5, deklaroi qartë se institucionet shtetërore do të veprojnë në mënyrë të paanshme dhe të vendosur për çështjen e ndërtimeve pa leje, duke theksuar se askush nuk do të jetë i mbrojtur nëse ka shkelur ligjin.

“Së pari, ne si shtet nuk veprojmë në ato raste, MPB mund të veprojë mbi bazë të kallëzimeve dhe kërkesave të Prokurorisë Publike dhe ashtu edhe vepron. Kur i vjen kërkesë, kallëzim etj. nga Prokuroria Publike, atëherë vepron,” sqaroi Mickoski.

Ai theksoi se rastet nuk kufizohen vetëm në komunën e Çairit, por se janë objekt hetimi edhe në komuna të tjera.

“Mesa di unë, nuk është vetëm në Çair. Mesa di unë, MPB ka vepruar ose do të veprojë edhe në komuna të tjera mbi bazë të kallëzimeve,” deklaroi ai.

Mickoski theksoi se qytetarët janë të vetëdijshëm për qëndrimin parimor të Qeverisë së tij dhe se ligji do të zbatohet për të gjithë pa dallim.

“Ne ndjekim një politikë parimore dhe këtë e njohin qytetarët. Askush nuk do të jetë i mbrojtur dhe këtë e kam thënë shumë herë deri tani. Kushdo që të jetë, çfarëdo që të jetë, nëse ka kryer vepër penale. Këtu nuk ka dilemë,” tha kryeministri.

Duke përmbyllur, Mickoski theksoi se lufta kundër korrupsionit është prioritet kryesor i Qeverisë.

“Qëllimi ynë si Qeveri, pika e parë e bashkimit është lufta pikërisht kundër kësaj, kundër korrupsionit potencial. Çdokush që ka ambicie të ndryshme nuk mund të jetë bashkëpunëtori im,” përfundoi ai. Flaka

269
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Korrik, 2025 20:55
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
269
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?