Mickoski: Shkenca, prioritet i Qeverisë

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Qershor, 2025 12:05

Mickoski: Shkenca, prioritet i Qeverisë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, mori pjesë në një aktivitet në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Shkup, ku shprehu mbështetje të fuqishme për projektet nga veprimtaria kërkimore-shkencore në vend, transmeton Flaka. Në fjalën e tij, Mickoski theksoi rëndësinë strategjike të investimit në shkencë dhe arsim për zhvillimin afatgjatë të shtetit.

“Është mirë të jesh në shtëpi, ky është institucioni im dhe ndiej emocion të veçantë. Vetë ngjarja është mesazh se fokusi i kësaj Qeverie është shkenca,” deklaroi Mickoski, duke vlerësuar bashkëpunimin mes fakultetit, Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” dhe Zyrës së Komisionit Evropian në Shkup.

Kryeministri nënvizoi se pa një arsim të fuqishëm dhe shkencë të zhvilluar, nuk mund të ketë përparim ekonomik apo zhvillim të qëndrueshëm në vend:

“Pa arsim të fuqishëm që nga parashkollorja deri në universitet, nuk mund të kemi rritje ekonomike të qëndrueshme. Vetëm përmes shkencës mund të ecim përpara,” shtoi ai.

Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e shkëmbimit ndërkombëtar të shkencëtarëve, si mënyrë për të përfituar nga njohuritë globale, për të rritur bashkëpunimin shkencor dhe për të ndihmuar industrinë vendase:

“Me shkëmbim të shkencëtarëve krijohet rrjetëzim, ndodh transfer i dijes dhe ndihmohet industria – kjo është rruga drejt një ekonomie më të zhvilluar.”

Në përfundim, Mickoski garantoi se Qeveria do të jetë mbështetëse aktive e çdo iniciative shkencore, duke e quajtur këtë “një ditë të veçantë” për vetë angazhimin e institucioneve akademike në shërbim të zhvillimit të vendit.

Ngjarja u vlerësua edhe nga përfaqësues të botës akademike dhe partnerët ndërkombëtarë, duke u konsideruar si një hap i rëndësishëm drejt afrimit të kërkimit shkencor me nevojat reale të ekonomisë dhe industrisë në Maqedoninë e Veriut. Flaka Media

51

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Qershor, 2025 12:05
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
51

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë