Mickoski viziton maqedonasit në Pustec: Premton lidhje të re me maqedonasit në Shqipëri

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Korrik, 2025 23:08 Përditësuar

Mickoski viziton maqedonasit në Pustec: Premton lidhje të re me maqedonasit në Shqipëri

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, zhvilloi sot një vizitë në Prespë të Vogël dhe Pustec, në Shqipëri, ku u takua me përfaqësues të komunitetit maqedonas dhe mbajti një fjalim të ngarkuar me tone emocionale dhe mesazhe kombëtare, përcjell Flaka

Duke folur përpara banorëve lokalë, Mickoski tha se nuk flet vetëm si kryeministër, por si një njeri që beson në lidhjen shpirtërore mes njerëzve me përkatësi të përbashkët, pavarësisht kufijve shtetërorë.

“Flas si një njeri që beson se një komb përbëhet pikërisht nga kjo – lidhja mes njerëzve që e ndjejnë atë si të vetin, pa marrë parasysh se ku jetojnë,” deklaroi Mickoski. “Vendin juaj në këtë histori është i veçantë… ju jeni thellë në zemrën e atdheut tonë.”

Ai vlerësoi qëndrueshmërinë dhe përkushtimin e komunitetit maqedonas në Shqipëri, duke theksuar se edhe kur u lanë pas dore, nuk hoqën dorë nga identiteti i tyre.

“Nuk u dorëzuat. Nuk e pranuat harresën e rehatshme. Nuk u turpëruat nga vetja. Nuk lejuat askënd t’ua përcaktojë identitetin në vend tuajin. Dhe për këtë, vëllezër dhe motra maqedonas – ju përulem,” tha ai.

Kryeministri maqedonas premtoi një marrëdhënie të re me komunitetin në Pustec, që nuk do të mbetet vetëm në deklarata apo simbolikë, por do të konkretizohet përmes mbështetjes në arsim, kulturë, ekonomi dhe bashkëpunim ndërkufitar.

“Jo si mëshirë, por si detyrim. Jo sepse dikush na shtyn, por sepse besojmë se kjo është rruga e drejtë.”

Mickoski u zotua se Qeveria që ai udhëheq do të jetë gjithmonë pranë maqedonasve në Shqipëri:

“E di që ju jeni qytetarë lojal dhe të ndershëm të Republikës së Shqipërisë, por dua ta dini se tek unë, si kryetar i Qeverisë maqedonase, keni një vëlla, një mik, i cili derisa është gjallë dhe e ka këtë nder të jetë kryetar i Qeverisë maqedonase, do të jetë këtu për ju.”

Ai u shpreh se Maqedonia po përjeton një periudhë të rilindjes pas viteve të, siç u shpreh, “poshtërimit kombëtar dhe plaçkitjes nga politikanët e kaluar”, dhe përsëriti se:

“Ne nuk jemi as serbë, as bullgarë, as grekë – ne jemi maqedonas.”

Në fund të fjalimit të tij, Mickoski u shpreh:

“Zoti e bekoftë Prespën, Zoti e bekoftë Maqedoninë.”

Vizita e tij në Prespë vjen në një moment të ndjeshëm politik në rajon dhe konsiderohet si përpjekje për të forcuar lidhjet me komunitetet maqedonase jashtë kufijve të shtetit. Flaka

265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Korrik, 2025 23:08 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?