Mikeshë të vërtetë Erjolën apo Ledjonën? Juli thotë emrin e…

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 24 Korrik, 2024 13:07

Mikeshë të vërtetë Erjolën apo Ledjonën? Juli thotë emrin e…

Gjatë edicionit të tretë të “Big Brother VIP” u krijuan disa lidhje dashurie, por edhe marrëdhënie shoqërore mjaft të bukura. Publiku ishte shumë kurioz të dinte se çfarë do të ndodhë me këto romanca apo shoqëri pas përfundimit të reality show-t, pasi ishin skeptik me disa prej banorëve.

Pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, çiftet e krijuara brenda vazhdojnë që të jenë bashkë. Heidi Baci – Romeo Veshaj, Sara Gjordeni – Bardhi Idrizi dhe Ilnisa Agolli – Meriton Mjekiqi, herë pas here postojnë foto në rrjetet e tyre sociale, duke treguar se janë shumë të dashuruar.

E njëjta gjë ndodh edhe me shoqëritë e krijuara në BBV3. Julian Deda është takuar shpesh me Erjola Doçin dhe Ledjona Xheladinajn, ku nuk kanë munguar as postimet në “Instagram”.

I ftuar në emisionin “Pushime on Top”, në Top Channel, aktori i dashur për publikun ka thënë se si Erjolën ashtu edhe Ledjonën i ‘ka mikesha të vërteta’.

Por e pyetur nga Lei Kraja se nëse do ishte në një ishull kë do dëshironte, ish-finalisti tha emrin e Erjolës pasi gatuan.

Pjesë nga intervista:

Lei: Mikeshë të vërtetë Erjolën apo Ledjonën?

Juli: Të dyja

Lei: Nëse do ishe në një ishull?

Juli: Po ç’na latë vetëm në një ishull tani. Më mirë me Erjolën se të paktën gatuan. Edhe Ledjona gatuan, po kjo gatuan më mirë

104
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 24 Korrik, 2024 13:07
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
104
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?