Milloshoski lavdëron reformat që partia e tij i bllokon: Retorikë politike në vend të sinqeritetit europian

Flaka
Botuar nga Flaka 1 Korrik, 2025 21:44

Milloshoski lavdëron reformat që partia e tij i bllokon: Retorikë politike në vend të sinqeritetit europian

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, ka deklaruar se Maqedonia e Veriut është përzgjedhur për të pritur takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së për shkak të, siç tha ai, rezultateve më të mira në zbatimin e reformave evropiane. Por deklarata e tij bie ndesh me realitetin politik të brendshëm, ku partia e tij është pikërisht ajo që ka bllokuar ndryshimet kushtetuese, penguar vazhdimisht procese kyçe dhe shtyrë diskursin euroskeptik në opinionin publik, shkruan Flaka

“Nuk është rastësi që Maqedonia u zgjodh për të pritur këtë takim,” tha Milloshoski për televizionin “Alfa”, duke e quajtur këtë një shenjë respekti ndaj Qeverisë për axhendën e saj reformuese.

Ironikisht, kjo “qeveri reformuese” për të cilën flet Milloshoski është kundërshtuar në çdo hap pikërisht nga partia e tij, e cila jo vetëm që ka refuzuar konsensusin për reformat kushtetuese dhe ligjore, por edhe ka intensifikuar retorikën kundër BE-së duke e quajtur procesin “shantazh”.

Milloshoski po ashtu kritikoi qëndrimet e parlamentarëve bullgarë në Parlamentin Evropian, duke i quajtur ato një “kthjellim” për ata që mendojnë se Bullgaria kërkon vetëm një korrigjim të vogël kushtetues.
“Ndryshimi i Kushtetutës për Bullgarinë po hap vetëm derën përmes së cilës ata synojnë të shtyjnë dhjetëra kërkesa të tjera,” deklaroi ai.

Por kjo deklaratë bie në të njëjtin kurth me retorikën obstruksioniste dhe alarmiste, e cila është përdorur nga VMRO-DPMNE jo për të mbrojtur interesat e shtetit, por për të minuar rrugën e integrimit dhe për të penguar hapjen e kapitujve të anëtarësimit me BE-në.

Qasja kontradiktore e VMRO-DPMNE-së, e cila nga njëra anë lavdëron reformën, ndërsa nga ana tjetër e bllokon atë, nxjerr në pah mungesën e koherencës dhe sinqeritetit në politikat e saj europiane.

Në kohën kur mbi 46% e të rinjve në vend nuk besojnë më në integrimin evropian – sipas një ankete të fundit – partitë politike duhet të flasin me vepra dhe jo me deklarata boshe për konsum publik.

51

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 1 Korrik, 2025 21:44
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
51

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë