Ministrja e Jashtme gjermane e hapur ndaj sanksioneve të BE-së kundër ministrave ekstremistë të Izraelit

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 29 Gusht, 2024 19:54

Ministrja e Jashtme gjermane e hapur ndaj sanksioneve të BE-së kundër ministrave ekstremistë të Izraelit

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock nuk përjashtoi sanksione të mundshme të BE-së kundër ministrave të ekstremit të djathtë të Izraelit, por nënvizoi se kjo do të kërkojë një vendim unanim nga shtetet anëtare, raporton Anadolu.

Duke folur me gazetarët në Bruksel, përpara një takimi jozyrtar të ministrave të jashtëm të BE-së, Baerbock shprehu shqetësim të madh për dhunën në rritje nga kolonët ekstremistë izraelitë dhe komentet nxitëse nga ministrat e ekstremit të djathtë të Izraelit.

“Si Gjermani, ne gjithmonë kemi kritikuar ashpër deklaratat e bëra nga ministra të ndryshëm izraelitë në muajt e fundit, kur ata bënin thirrje për akte dhune, kur këto deklarata janë kundër ligjit ndërkombëtar, kundër Marrëveshjes së Oslos”, tha ajo.

Baerbock nënvizoi se dhuna nga kolonët ekstremistë dhe komentet nxitëse nga ministrat izraelitë të ekstremit të djathtë nuk janë vetëm rrezik për palestinezët, por edhe kërcënim për sigurinë e vetë Izraelit.

E pyetur nëse Gjermania do të mbështesë propozimin e fundit të shefit të politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell për të vendosur sanksione ndaj ministrave izraelitë të ekstremit të djathtë, Baerbock tha se kjo do të varet nga kërkesat ligjore dhe nga akuzat specifike kundër këtyre politikanëve.

“Udhëzimet tona janë ligji dhe kjo vlen edhe për regjimin e sanksioneve. Siç ishte rasti për sanksionet ndaj Rusisë, çdo rast duhet të shqyrtohet individualisht për të parë se cilat janë akuzat dhe nëse ato janë të mjaftueshme për t’u përfshirë në listën e sanksioneve. Kjo vlen pikërisht këtu”, tha ajo.

Por Baerbock paralajmëroi gjithashtu se sanksionet e mundshme evropiane kundër ministrave të ekstremit të djathtë të Izraelit do të kërkonin një vendim unanim nga vendet anëtare të BE-së.

Ajo tha se ministrat do ta diskutojnë këtë çështje sot, mes pikave të tjera të rendit të ditës së tyre, por vendimi nuk do të merret pasi ky është një takim joformal ministror.

– Italia kundërshton sanksionet e BE-së

Duke folur për shtypin në prag të takimit, ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani përsëriti kundërshtimin e qeverisë së tij ndaj një hapi të tillë.

Duke i quajtur sanksionet e mundshme ndaj ministrave ekstremistë izraelitë si “një skenar jorealist”, ai tha: “Kjo nuk është mënyra për ta bindur Izraelin të pajtohet me një marrëveshje paqeje në Kajro”.

111
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 29 Gusht, 2024 19:54
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
111
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?