Mot i nxehtë dhe stuhi të mundshme pasdite në Maqedoninë e Veriut

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Qershor, 2025 10:17

Mot i nxehtë dhe stuhi të mundshme pasdite në Maqedoninë e Veriut

Sot në Maqedoninë e Veriut pritet mot i nxehtë dhe me diell, i shoqëruar me vranësira të vogla deri në mesatare. Gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes, moti do të bëhet jostabil me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të fortë. Lokalisht, reshjet pritet të jenë në formë stuhish me breshër.

Temperaturat minimale do të sillen nga 12 deri në 22 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 32 deri në 40 gradë, duke krijuar kushte për një ditë shumë të nxehtë në pjesën më të madhe të vendit.

Edhe në kryeqytetin Shkup do të mbizotërojë mot i nxehtë dhe me diell, me erë të lehtë nga drejtimi i veriut. Pasdite dhe në mbrëmje, në disa pjesë të luginës mund të ketë zhvillime të motit jostabil me shira të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë. Temperatura minimale në Shkup do të jetë rreth 22 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 39 gradë Celsius.

276
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Qershor, 2025 10:17
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
276
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?