Mourinho nuk e lë Endrickun të largohet: “Do të ketë sukses te Reali”

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 13 Tetor, 2026 23:16

Mourinho nuk e lë Endrickun të largohet: “Do të ketë sukses te Reali”

José Mourinho ka përjashtuar mundësinë e largimit të Endrickut nga Real Madridi në formë huazimi gjatë afatit kalimtar të janarit.

Në një intervistë për TNT Sports Brasil, trajneri portugez shprehu mbështetjen e tij të plotë për sulmuesin brazilian, duke theksuar se ai ka potencial të jashtëzakonshëm dhe është i rëndësishëm për skuadrën.

“Endrick është një lojtar që e dua shumë, e adhuroj! Ka potencial të jashtëzakonshëm dhe është shumë i rëndësishëm për ne. Nuk ka nevojë të largohet në huazim dhe do të ketë sukses këtu”, deklaroi Mourinho.

Trajneri u dërgoi gjithashtu një mesazh klubeve të interesuara, duke theksuar se do të duhet të përballen me të nëse duan ta transferojnë brazilianin. Kështu, Mourinho e bëri të qartë se dëshiron ta mbajë Endrickun në Madrid, pavarësisht spekulimeve për të ardhmen e tij.

Flaka

30

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 13 Tetor, 2026 23:16
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
30

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut