MPJ aktivizon shtabin e krizës për evakuimin e qytetarëve nga Izraeli

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Qershor, 2025 22:41

MPJ aktivizon shtabin e krizës për evakuimin e qytetarëve nga Izraeli

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë e Maqedonisë së Veriut ka aktivizuar një shtab krize, i cili është në funksion të plotë 24 orë në ditë për të monitoruar situatën në Izrael dhe për të ofruar ndihmën e nevojshme për qytetarët maqedonas që ndodhen atje.

Sipas informacioneve zyrtare, deri më tani 22 persona kanë kërkuar ndihmë për t’u larguar nga territori i Izraelit dhe për t’u kthyer në Maqedoninë e Veriut. Në mesin e tyre janë shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe anëtarë të familjeve të tyre të ngushta.

MPJ-ja është duke zhvilluar aktivitete intensive për evakuimin e menjëhershëm të tyre dhe transferimin në një vend të sigurt, prej nga do të organizohet më pas kthimi i sigurt në vendlindje.

“Shtabi i krizës është në kontakt të vazhdueshëm me institucionet relevante ndërkombëtare dhe ambasadat përkatëse për të siguruar të gjitha kushtet e nevojshme për kthimin e qytetarëve tanë”, njoftojnë nga Ministria.

Qytetarët që ndodhen në zonat e rrezikuara ftohen të kontaktojnë MPJ-në përmes linjave emergjente dhe adresave zyrtare për të kërkuar ndihmën e nevojshme.

280
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Qershor, 2025 22:41
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
280
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?