Municion pa leje paraprake për poseduesit e armëve me leje
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, njoftoi se ka hyrë në fuqi një ndryshim thelbësor në sistemin për posedimin legal të armëve, që synon të thjeshtojë procedurat administrative dhe të rrisë efikasitetin.
Sipas ndryshimeve në Ligjin për armë, qytetarët që posedojnë armë tani do të mund të blejnë municionin e nevojshëm direkt në subjektet e autorizuara, pa pasur më nevojë për leje paraprake për blerjen e municionit.
“Në të njëjtën kohë, përmes një sistemi elektronik qendror, MPB-ja do të ketë kontroll të vazhdueshëm dhe mbikëqyrje mbi sasinë e municionit të blerë, në përputhje me kufizimet e përcaktuara me ligj,” tha ministri.
Toshkovski theksoi se me këtë ndryshim, sistemi bëhet më i shpejtë, më funksional dhe më modern, pa ulur nivelin e mbikëqyrjes së sigurisë.
“Ky është një hap tjetër në drejtimin e duhur – me masa konkrete që sjellin rezultate dhe përmirësojnë realisht cilësinë e shërbimeve që MPB u ofron qytetarëve,” përfundoi ai.
Ndryshimi pritet të lehtësojë ndjeshëm procedurat për të gjithë poseduesit legalë të armëve dhe të forcojë njëkohësisht kontrollin institucional përmes digjitalizimit të sistemit. Flaka
















