Nafie Selmani fundos Bekim Qokun: Deputet pa votues që shpif për të tjerët!

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Korrik, 2025 21:21 Përditësuar

Nafie Selmani fundos  Bekim Qokun: Deputet pa votues që shpif për të tjerët!

Nafie Selmani ka reaguar ashpër ndaj deputetit të VLEN-it, Bekim Qoku, duke e akuzuar për shpifje dhe burracakëri.

“Çdo ditë dikush më shkruan se deputeti Bekim Qoku (VLEN) po u thotë njerëzve se largimi im, në mënyrën burracake, ka qenë me propozim të Arben Taravarit,” shkruan Selmani.

Ajo u ka bërë thirrje ndjekësve të mos i shkruajnë më për të përcjellë “gënjeshtrat e një deputeti pa votues”.

“Nuk kam as kohë e as durim për gënjeshtrat e një personi që, në mungesë të arritjeve personale, merret me fabrikimin e gënjeshtrave për të tjerët”, vijon reagimi.

Selmani thotë se ka prova të qarta se largimi i saj është propozuar pikërisht nga Qoku.

“Unë kam në posedim video dhe dokumente ku Kryetari i Komisionit parlamentar deklaron qartë: ‘Me propozim të deputetit Bekim Qoku, tërhiqet anëtarja Nafie Selmani.’”

Deklaratën e përmbyll me një goditje direkte ndaj Qokut:

“Burracakëria dhe qyqarllëku kanë emër dhe mbiemër: Bekim Qoku, deputet pa votues i subjektit VLEN!”

Të martën, ish bashkëpunëtorja e VLEN-it, Nafie Selmani, ka dalë me një porosi ndaj VLEN-it, të shoqëruar me një fotografi nga takimi i saj me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari.

“E vërteta nuk mund të fshihet pafundësisht,” shkruan Selmani, duke akuzuar Qokun për përjashtimin e saj në mënyrë “të fshehtë, klandestine dhe pa asnjë bazë ligjore”, me bekimin e partnerëve të tij politikë – VLEN-it.

Ajo deklaron se për një kohë ishte e mashtruar dhe se kishte rënë pre e një propagande të ndërtuar nga vetë bashkëpartiakët e Qokut, duke përmendur me emër Izet Zeqirijahin. “Nëse mua m’i bënë këto pas shpine, imagjinoj si kanë vepruar me ju,” i ka thënë Taravarit në takim, sipas saj.

Në mesazhin e saj publik, Selmani i kërkon ndjesë Taravarit për akuzat e mëparshme që ia kishte bërë pa të drejtë, e ndikuar nga, siç thotë, “një besim i verbër dhe një propagandë gebelsiane.”

Ajo thekson se ky ballafaqim nuk kishte për qëllim të shfajësonte veten, por për të ruajtur dinjitetin dhe për të mbrojtur të vërtetën. “Kush ka guxim të përballet me të vërtetën, ka edhe dinjitetin, dhe fiton edhe respektin,” përfundon Selmani. Flaka

270
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Korrik, 2025 21:21 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
270
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?