„Në një realitet ku shpesh dominon propaganda pa ide, Çairi ka nevojë për lidership të përgjegjshëm, që nuk vjen nga klanet e vjetra, por nga njerëz me vizion dhe guxim institucional“, deklaron Naim Bajrami nga Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës, duke shprehur përkrahje për kandidaturën e Dr. Bujar Osmanit për komunën e Çairit.
Sipas tij, kjo kandidaturë është më shumë sesa një akt elektoral:
„Kandidatura e Dr. Bujar Osmanit është më shumë se një akt elektoral – është një shans për rikthimin e dinjitetit politik në nivel lokal“, tha Bajrami.
Ai theksoi përvojën e Osmanit në diplomaci, qasjen evropiane dhe angazhimin konkret në institucionet shtetërore si garanci për një udhëheqje ndryshe:
„Me përvojë në diplomaci, me qasje evropiane dhe me dëshmi konkrete në shërbimin publik, ai mund ta çlirojë Çairin nga stagnimi dhe vendimmarrja e mbyllur“, përfundon Bajrami. Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
21 Korrik, 2025 23:02 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.