Naser Selmani: Padia e VLEN kundër Bujar Osmanit ia forcon imazhin

Flaka
Botuar nga Flaka 31 Gusht, 2025 11:47

Naser Selmani: Padia e VLEN kundër Bujar Osmanit ia forcon imazhin

Gazetari Naser Selmani vlerëson se kallëzimi penal i paraqitur nga VLEN kundër kandidatit të opozitës shqiptare për kryetar të Çairit, Bujar Osmani, përfaqëson një “goditje të ulët nën brez” që rrezikon të dëmtojë legjitimitetin e procesit zgjedhor në bllokun politik shqiptar.

Në një analizë të publikuar për opinionin, Selmani nuk ndalet te përmbajtja e vetë kallëzimit, por te koha dhe konteksti politik në të cilin ai paraqitet menjëherë para fillimit të fushatës zgjedhore.

“Fakti që iniciativa vjen nga një parti në pushtet, dhe kjo para zgjedhjeve, ngre dyshime serioze se po përdoren metoda jodemokratike për të ndikuar mbi rezultatin zgjedhor,” shkruan Selmani, duke theksuar se veprime të tilla ushqejnë perceptimin për abuzim me institucionet e drejtësisë për qëllime politike.

Sipas Selmanit, VLEN është pjesë e pushtetit tashmë më shumë se një vit dhe ka pasur mjaft kohë të veprojë institucionalisht kundër çdo ish-funksionari, nëse vërtet kanë ekzistuar indicie për shkelje.

“Pse kjo procedurë nuk është iniciuar më herët? Ose pse nuk u prit të kalojnë zgjedhjet? Veprat e mundshme penale nuk parashkruhen,” pyet ai, duke aluduar se motivet janë politike e jo juridike.

Selmani paralajmëron se një veprim i tillë mund të ketë edhe efekt të kundërt, të forcojë imazhin e Osmanit si viktimë e ndjekjes politike, sidomos për shkak të lidhjeve të tij të forta vendore e ndërkombëtare, si dhe peshës së forcës politike që ai përfaqëson.

“Viktimizimi i Osmanit mund vetëm të forcojë imazhin e tij publik dhe t’i japë opozitës një agjendë të qartë politike,” shkruan Selmani.

Për Selmanin, kallëzimi është dëshmi e pasigurisë politike te VLEN dhe te lideri i saj Izet Mexhiti, i cili, në vend që të promovojë kandidatin dhe vizionin e tij, zgjedh një fushatë negative.

Për më tepër, analiza thekson se Mexhiti nuk mund ta përdorë më me të njëjtën bindje argumentin kundër BDI-së për premtime të parealizuara, duke pasur parasysh pjesëmarrjen e tij personale në pushtet si tre herë kryetar i Çairit.

“Nëse BDI nuk ka bërë asgjë për 20 vjet, atëherë çfarë ka për të treguar Mexhiti nga tre mandatet e tij?” pyet Selmani, duke shtuar se një pyetje e tillë nuk mund të shmanget më dhe se shqiptarët kërkojnë përgjigje.

51

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 31 Gusht, 2025 11:47
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
51

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë