Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë pamje nga punimet që po zhvillohen në Lotin 7 të Korridorit VIII, konkretisht në segmentin Elbasan – Qafë Thanë. Sipas kreut të qeverisë, në këtë fazë të projektit po punohet intensivisht për ndërtimin e veprave të artit, përfshirë bokse dhe nënkalime që do të garantojnë sigurinë dhe funksionalitetin e plotë të rrugës, shkruan Flaka Media
“Një tjetër kantier gjigant në punë, pjesë e Korridorit VIII, një arterie strategjike që lidh Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut dhe më gjerë,” shkruan Rama në rrjetet sociale, duke nënvizuar rëndësinë gjeostrategjike dhe ekonomike të këtij aksi për rajonin.
Korridori VIII është një projekt i rëndësishëm infrastrukturor që synon të përmirësojë lidhjen lindje-perëndim në Ballkanin Perëndimor, duke ndikuar pozitivisht në tregti, turizëm dhe zhvillim ekonomik në të gjitha vendet që përfshihen në këtë rrjet. Flaka Media
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
16 Qershor, 2025 09:09
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.