Nepotizmi dhe klanet e VLEN-it-ASH vijon me denoncime: Punësime familjare dhe lidhje të dyshimta

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Gusht, 2025 14:10

Nepotizmi dhe klanet e VLEN-it-ASH vijon me denoncime: Punësime  familjare dhe lidhje të dyshimta

Aleanca për Shqiptarët denoncon me ashpërsi praktikat e nepotizmit dhe kliantalizmit që po aplikohen nga koalicioni qeverisës VLEN. Drejtori i Teatrit të Dibrës, Jeton Qormemeti – Jeta Qormemeti, së fundmi është punësuar në ministrinë e Hazir Aliut, ndërsa Yllka Nuredini ka punësuar motrën e saj 18-vjeçare Rea Nuredini në Ministrinë e Shëndetësisë.

Edhe zëvendësministri Albrim Hoxha ka punësuar bashkëshorten e tij, Selamije Hoxha në të njëjtin institucion. Në Ministrinë e Shëndetësisë skandalet nuk kanë fund; Azir Aliu ka punësuar dhëndrin e tij Dritan Dauti në kabinetin e tij.

Për më tepër, bashkëshorta e ministrit Hazir Aliu në emër të “Digital School”, ka lidhur kontrata me komunat që drejtohen nga përfaqësues të VLEN-it, duke krijuar një rrjet të qartë favorizimesh dhe përfitimesh familjare.

Rrethi i nepotizmit në VLEN po ngushtohet më tej, kur Yllka Nuredini si varrëse e Arben Fetaiut emëroi babain e saj Ylber Nuredini drejtor në Qendrën për Kulturë në Dibër. Deputetja Merita Kollçi Koxhaxhiku ka punësuar djalin e saj në MNAV, ndërsa zëvendësministrja Safije Sadiku ka punësuar bashkëshortin e saj Besnik Shahini në MEPSO, institucione me paga të majme, gati 2.000 euro.

Arben Fetai punëson kushëririn në Drejtorinë e Doganave, po ashtu institucion me paga të larta, ndërsa Fatmir Limani ka punësuar vajzën, vëllanë dhe dhëndrin në pozita drejtuese, përfshirë edhe në ESM dhe MEPSO, institucione ku rrogat kalojnë pagat mesatare në Gjermani. Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, ka punësuar nipin e tij në Ministrinë e Mbrojtjes, një institucion me rëndësi të veçantë për shtetin.

Skandaloze paraqitet fakti që Xhevat Selami, i përfshirë si i dyshuar në tragjedinë e Koçanit, është pasuar nga nipi i tij Muhamed Aliu, i emëruar drejtor në Qendrën për Menaxhim me Kriza. Validin Ademi ka punësuar gruan e tij në arsim, derisa është kryeshef i sektorit për Arsim në Komunën e Tetovës. Pozicione dhe vendet e punës për familjarë dhe miq ka kapur edhe Izet Mexhiti, i cili ka emëruar Muhamed Elmazi, kushëri, drejtor në NomaGaz, Selajdin Beluli, dhëndër, drejtor në Agjencinë për Punësim, dhe Burim Latifi, djali i tëzes, drejtor në MEPSO.

Në ndërkohë, Fatmir Sabriu nga VLEN ka punësuar bashkëshorten e tij në Agjencionin për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele – AVMU, një organ që duhet të jetë plotësisht i pavarur, por që VLEN e ka kthyer në një mjet për të instaluar “satelitët” e vet politikë.   

Skandaloze paraqitet edhe rasti i Familjes Ismaili, e cila ka marrë disa funksione kyçe, duke përfshirë Afërdita Ismaili, drejtoreshë në Gjinekologjinë e Çairit, Meral Ismaili, drejtoreshë e Institutit të Mjekësisë së Punës në Çair, Erzen Elezi, drejtor në Spitalin e Tetovës, Merale Rexhepi, kryeshefe në Gjinekologjinë e Tetovës, derisa burri i Afërdita Ismailit është kryetar i Këshillit Komunal të Tetovës. Nga të gjitha këto të dhëna kuptohet se pozicionet dhe vendet e punës me paga nga 2.000 euro e lart janë rezervuar nga VLEN për familjarët e tyre, kurse qytetari i ndershëm dhe aktivisti i zakonshëm vazhdon të mbetet në listat e pritjes. Skandaloze paraqitet fakti që shumica e vendeve të përmendura marrin paga, por nuk shkojnë në punë, për çka Aleanca për Shqiptarët do të paraqesë dokumentacion zyrtar në ditët në vijim.

Ndërsa VLEN premtonte se do të luftonte nepotizmin duke qenë në opozitë, sot kur është në pushtet, prioriteti i vetëm i saj është punësimi i familjarëve dhe klaneve të veta. Aleanca për Shqiptarët denoncon fuqishëm këtë situatë dhe u bën thirrje institucioneve kompetente të ndërhyjnë menjëherë për të mbrojtur interesin publik dhe barazinë në punësim.  

Aleanca për Shqiptarët pyet përfaqësuesit e VLEN-it dhe Arben Fetain se për çfarë është duke u shfrytëzuar aktualisht Instituti “Arbër Xhaferi”? Çfarë kontratash lidhen aty dhe nga çfarë burimesh finançohet instituti? Kjo është një pyetje që kërkon përgjigje urgjente, pasi po keqpërdoret emri i liderit tonë shpirtëror, Arbër Xhaferi. Nëse nuk do të kenë guximin të japin përgjigje, faktet dhe dokumentet që do të paraqiten në ditët në vijim do të jenë shkatërruese për klanet e VLEN-it dhe do të përbëjnë një bazë të kristaltë për procesim nga Prokuroria Publike.

Për fund, Aleanca për Shqiptarët nuk ka qenë dhe nuk është lakmitare e pushtetit, pozicioneve apo pagave të larta, pasi qëndrim i saj gjithmonë ka qenë i bazuar në parime, demokraci, drejtësi dhe përmirësimin e jetës së shqiptarëve. Ajo u largua vullnetarisht nga qeveria për të mbrojtur këto vlera, ndërsa lakmitarët dhe vazalët e pushtetit kanë emër dhe lidhen direkt me grupimin politik VLEN, përfundon kumtesa nga Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit. Flaka Media

51

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Gusht, 2025 14:10
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
51

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë