Nga akuza në autogol politik – Mexhiti “zbulon” se ka ndërtimet pa leje në Çair – por kush i lejoi për 20 vite?

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Korrik, 2025 22:56

Nga akuza në autogol politik – Mexhiti “zbulon” se ka ndërtimet pa leje në Çair – por kush i lejoi për 20 vite?

Deklarata e fundit e liderit të Lidhjes Demokratike, Izet Mexhiti, ka hapur debat të gjerë publik për shkak të kontradiktave që përmban. Në përpjekje për të akuzuar kundërshtarin politik nga BDI, Bujar Osmani, për banim në një objekt pa leje në Çair, Mexhiti pa dashje ka pranuar se në këtë komunë ekzistojnë ndërtime të paligjshme – pikërisht në territorin që për dy dekada është drejtuar nga ai vetë dhe bashkëpunëtori i tij politik, Visar Ganiu.

“Nëse jemi te ndërtimet pa leje, kandidati i BDI-së për Çair, Bujar Osmani, jeton në një të tillë. Prandaj nuk mund të flasë për ndërtimet e paligjshme,” deklaroi Mexhiti.

Por reagimet nuk vonuan. Kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska, i doli në kundërpërgjigje:

“A është ndërtuar ajo ndërtesë me falsifikime dhe pastrim parash? Zoti Izet, pse nuk e shemb atë të BDI-së, kur Visari yt i ka gati bagerët? Nëse i frikësohet si zakonisht, le t’i telefonojë ministrit të Transportit, Aco Nikolovski, përpara se të nisë të shembë vilat në Ohër – ndoshta kryen ndonjë punë edhe në Çair.”

Ajo e mbylli mesazhin me një sfidë të drejtpërdrejtë:

“Nëse nuk po gënjen, fillo aty – dhe pastaj vazhdo me milionerin 5-vjeçar që paska ndërtuar pallate!”

Kontradikta dhe përgjegjësi politike

Kjo deklaratë e Mexhitit nuk kaloi pa kritika nga opinioni, duke theksuar se përgjegjësia për ndërtimet pa leje bie pikërisht mbi udhëheqësit lokalë që për më shumë se 20 vite kanë qenë në krye të Komunës së Çairit. Mexhiti dhe Ganiu, përveç se kanë pasur pozitat më të larta politike në nivel lokal, kanë qenë edhe vendimmarrës për dhënien apo mosndërhyrjen në rastet e ndërtimeve të paligjshme.

Fakti që tani Mexhiti flet për ndërtime pa leje në një komunë që vetë e ka drejtuar ngre pyetje të qarta:

  • Pse nuk janë marrë masa më herët?
  • A ka pasur selektivitet politik në trajtimin e ndërtuesve pa leje?
  • Kush përfiton nga kjo luftë deklarative?

Në fund, zërat kritikë e shohin këtë përplasje si pjesë të një lufte elektorale, ku tema si “ndërtimet pa leje” përdoren për poena politikë, ndërsa qytetarët vazhdojnë të jetojnë në një realitet urban të pasigurt dhe shpesh të paligjshëm. Flaka

51

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Korrik, 2025 22:56
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
51

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë