Nga kauza kombëtare te kauza personale, ASH: VLEN e mbërthyer nga krimi – hesht për të mbijetuar politikisht

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Korrik, 2025 12:11

Nga kauza kombëtare te kauza personale, ASH:  VLEN e mbërthyer nga krimi – hesht për të mbijetuar politikisht

Pas një viti qeverisje, grupacioni politik VLEN, i udhëhequr nga Izet Mexhiti, ka dështuar të përmbushë premtimet e dhëna qytetarëve shqiptarë. Përkundrazi, ajo që shohim është një qeverisje e bazuar në vazalitet politik, pranueshmëri të verbër të urdhrave nga VMRO-DPMNE, shurdhëri ndaj kërkesave të shqiptarëve dhe thellim të praktikave korruptive në të gjitha nivelet. VLEN sot përfaqëson një elitë të kapur politikisht, e zhytur deri në fyt në afera ndërtimore kriminale dhe pazare të errëta me industrinë e bixhozit.

Skandali më flagrant është rasti i pronës së njohur si “Monopoli i Tetovës”, simbol i historisë kolektive shqiptare, e cila u ble për një shumë qesharake prej 7 mijë eurosh dhe më pas u shit për 5 milionë euro, një krim ekonomik dhe kulturor i paprecedentë. Ndërkohë, në Çair vazhdon saga e ndërtimeve të egra me përfitime të paligjshme që kapin shifrën mbi 225 milionë euro, ndërkohë që heshtja e VLEN është dëshmi e bashkëpunimit të drejtpërdrejtë me këtë model mafioz. Skandali me donacionin prej 800 mijë eurosh nga kompania UNIPROMET për Bilall Kasamin vetëm sa e vulos lidhjen e kësaj garniture me oligarkët dhe kapjen e pushtetit për interesa klanore.

Në aspektin politik dhe shtetformues, VLEN ka shkelur çdo zotim parazgjedhor. Premtimi se do të tërhiqeshin nga qeveria nëse për gjashtë muaj nuk realizohen ndryshimet kushtetuese, ka mbetur fjalë boshe. Në vend të përfaqësimit të barabartë, sot po shohim një administratë ku për çdo 30 maqedonas punësohet vetëm një shqiptar, duke e bërë të pavlefshëm edhe ligjin e cunguar për përfaqësim adekuat. VLEN hesht përballë diskriminimit institucional dhe mbingarkesës së administratës me vetëm një etnitet.

Asnjë progres nuk është bërë në sferën e decentralizimit fiskal dhe zhvillimit të barabartë rajonal, përkundrazi, ligjet e reja të përgatitura nga VMRO-DPMNE vetëm thellojnë centralizimin. Po aq alarmant është dështimi i plotë në fushën e politikave për mërgatën: asnjë mërgimtar nuk është kthyer, asnjë zonë ekonomike për diasporën nuk është themeluar, dhe projekti për bankën shqiptare ka mbetur në letër. Premtimet për kredi me 0% për çiftet e reja, për ndihma mujore për fëmijët, për terrene sportive dhe për shtesat për studentët cilësorë kanë përfunduar në heshtje dhe neglizhencë totale.

Në fushën e arsimit dhe kulturës, VLEN nuk ka ndërmarrë asnjë hap për ndërtimin e objekteve të reja në komunat shqiptare, ndonëse mungesa e infrastrukturës është dramatike. Iniciativa për “Erasmusin shqiptar”, për specializimin e universiteteve publike në gjuhën shqipe dhe për hapjen e qendrave kulturore, është thjesht një rresht në program, i pambështetur me asnjë veprim konkret. Gjendja e gjuhës shqipe në institucione është degraduese, dhe premtimi për barazi të plotë gjuhësore ka mbetur i pashkruar dhe i pazbatueshëm.

VLEN ka dështuar të trajtojë edhe çështjet e ndjeshme të historisë sonë kombëtare. Asnjë fjalë për të përndjekurit shqiptarë të komunizmit jugosllav, asnjë veprim për njohjen e kontributit të ish-ushtarëve të UÇK-së, dhe një heshtje e turpshme kur LSDM propozoi ligj vetëm për “Branitellat”.

Në fushën e shëndetësisë, VLEN kishte premtuar hapjen e gjashtë spitaleve të reja që do të menaxhoheshin nga komunat – por asgjë nuk është lëvizur në këtë drejtim. Po ashtu, premtimi për një Zonë të Lirë Ekonomike Rinore ka mbetur në letër, ashtu si edhe zotimi për ndarjen e përfitimeve nga shitja e pronave shtetërore – një premtim për 10 mijë euro për qytetarët që në realitet është përkthyer në përfitime të mëdha për klanet e VLEN dhe zero për qytetarët.

VLEN është sot një partner i bindur i një projekti që cenon shtetin multietnik dhe marginalizon shqiptarët. Me premtime të pambajtura, me gjunjëzim të hapur ndaj VMRO-DPMNE-së dhe me dështim të thellë në çdo sferë të premtuar, VLEN ka humbur çdo legjitimitet moral dhe politik për të folur në emër të shqiptarëve.

Aleanca për Shqiptarët thekson se përfaqësimi i vërtetë fillon me mbrojtjen e interesit publik, me llogaridhënie, dhe me ndershmëri në qeverisje. Shqiptarët meritojnë më shumë se heshtje, më shumë se pazare, dhe shumë më tepër se keqpërdorim.

Koha është për llogaridhënie. Koha është për ndryshim të vërtetë, përfundon kumtesa nga Aleanca për Shqiptarët. Flaka

265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Korrik, 2025 12:11
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?