Nuhiu: Politika nuk është vrasje për pushtet, por përgjegjësi për popullin dhe shtetin

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Maj, 2025 17:38

Nuhiu: Politika nuk është vrasje për pushtet, por përgjegjësi për popullin dhe shtetin

Profesori universitar dhe ish-ministri Agim Nuhiu ka ndarë një reflektim të thellë mbi situatën politike dhe zhvillimet e fundit në vend, në një analizë të realizuar gjatë një bisede me dy miq të tij nga fusha e historisë dhe mjekësisë.

Duke folur për brengën ndaj fatit të shqiptarëve dhe shtetit, Nuhiu solli në vëmendje metaforën e “Kompleksit të Edipit” të Frojdit, duke e krahasuar me luftërat e brendshme në politikë, ku figura të caktuara përpiqen të “vrasin babain” – liderin politik – për të marrë pushtetin.

“Nëse nuk mund të rrëzojnë liderin, disa krijojnë parti të vogla fluide për t’u rehabilituar në mënyrë të drejtë apo të padrejtë, duke pasur fatin e njerëzve në dorë”, theksoi Nuhiu.

Ai vë në dukje se kjo luftë e brendshme për pushtet, përveçse e dëmshme për vetë subjektet politike, çon në çfaktorizimin e shqiptarëve dhe zbehjen e shtetit të së drejtës.

Në bisedë, Nuhiu shprehu shqetësimin për stagnimin demokratik, ku ndonëse flitet për pluralizëm, strukturat politike funksionojnë me logjikë autoritare, ndërsa ndarja e pushteteve rrezikohet për shkak të afrimit të frikshëm mes Ministrisë së Brendshme, Prokurorisë dhe gjykatave.

“Demokracia mbetet në tranzicion, ndërsa hendeku mes saj dhe vendosjes autoritare po thellohet. Në këtë klimë, lind mosbesimi dhe devijimi nga parimet demokratike”, shtoi ai.

Ai po ashtu përmendi integrimin europian, duke theksuar se Shqipëria ka avancuar dukshëm krahasuar me vendin tonë, dhe tashmë po kthehet në një qendër ballkanike për Europën.

Një pjesë e rëndësishme e analizës së tij iu kushtua edhe trashëgimisë së strukturave të vjetra, të lidhura me ish-sistemin jugosllav. Ai denoncoi praninë e figurave të infiltruar në sistemin publik dhe shoqëror, të cilët veprojnë me metoda të vjetra shantazhi, përgjimesh e manipulimi.

“Reliktet e UDB-së ende jetojnë në mendjet e njerëzve me ambicie të sëmura. Këta janë rreth nesh çdo ditë – në institucione, në media, në arsim dhe në jetën politike”, thekson Nuhiu.

Në fund, ai nënvizon se politika duhet të jetë mision dhe jo përçarje, dhe vetëm përmes programeve, ideve dhe aktivizimit të kuadrove, partitë mund të ruajnë ritmin dhe të funksionojnë si lëvizje misionare në shërbim të popullit.

“Ata që kanë mision urrejtjen dhe ndasinë nuk kanë kuptuar ende Frojdin, dhe nuk e dinë se do të përfundojnë si vetë Edipi – viktima të egos së tyre. Ndaj edhe është shpikur vdekja…”, përfundoi me një ton simbolik profesor Nuhiu.

Ai e mbylli analizën me një thirrje për reflektim: Brengë duhet të kemi popullin dhe shtetin! Flaka

290
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Maj, 2025 17:38
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
290
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?