Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) ka paralajmëruar rritje të ndjeshme të temperaturave në Maqedoninë e Veriut nga data 20 deri më 24 korrik 2025. Në disa rajone, termometri pritet të shënojë deri në 41°C.
Në këtë kuadër, Ministria e Shëndetësisë ka rikujtuar qytetarët që të marrin masa mbrojtëse për përballimin e të nxehtit ekstrem, veçanërisht gjatë orëve më kritike të ditës, prej ora 11:00 deri në 17:00.
Rekomandimet kryesore për qytetarët:
- Qëndroni në ambiente të mbyllura dhe të freskëta.
- Konsumoni sa më shumë lëngje; shmangni pijet alkoolike dhe ato me sheqer.
- Vishuni me rroba të lehta dhe të çelëta; përdorni kapelë dhe syze dielli.
- Shmangni aktivitetet fizike në periudhat me nxehtësi ekstreme.
- Kujdes i veçantë për fëmijët, të moshuarit, gratë shtatzëna dhe personat me sëmundje kronike.
Në rast të shfaqjes së simptomave si marramendje, dhimbje koke, të përziera ose rrahje të shpejta të zemrës, kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore.
Ministria thekson gjithashtu rëndësinë e krijimit të kushteve mikroklimatike të përshtatshme (deri në 25°C) si në shtëpi ashtu edhe në vendin e punës.
“Po e ndjekim situatën në baza ditore dhe do të veprojmë sipas vlerësimeve dhe nevojave”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
20 Korrik, 2025 00:35
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes
Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali.
Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht.
Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve.
Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media.
Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media.
Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.