OBSH: Arrihet pajtim për pauza të shkurtra në luftime në Gazë për vaksinim kundër poliomielitit

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 29 Gusht, 2024 22:05

OBSH: Arrihet pajtim për pauza të shkurtra në luftime në Gazë për vaksinim kundër poliomielitit

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi të enjten se ka arritur marrëveshje me Izraelin për ndërprerje të kufizuara të luftimeve në Rripin e Gazës, në mënyrë që të mundësohet vaksinimi i qindra mijëra fëmijëve kundër poliomielitit.

Një foshnje u infektua me poliomielit së voni, duke u bërë rasti i parë i konfirmuar me këtë sëmundje në 25 vjetët e fundit në territorin palestinez.

Fushata e vaksinimit, e përshkruar si “pauzat humanitare”, do të zgjasë nga tri ditë në pjesë të ndryshe të Gazës dhe do të fillojë të dielën nga Gaza qendrore, tha Rik Peeperkorn, përfaqësuesi i OBSH-së për territoret palestineze.

Pas përfundimit të fazës së parë, faza e dytë do të nisë në jug të Izraelit ku do të ketë ndërprerje të luftimeve për tri ditë, ndërsa faza e tretë do të zhvillohet në veri të Gazës, tha ai.

Ai tregoi se ndërprerjet në luftime do të zgjasin nga tetë deri në nëntë orë në ditë.Peeperkorn tha se qëllimi është të vaksinohen 640.000 fëmijë nën moshën 10-vjeçare dhe se për fushatën e vaksinimit janë koordinuar me autoritetet izraelite.

OBSH-ja ka thënë se duhet të vaksinohen 90 për qind e fëmijëve në Gazë për ta parandaluar përhapjen e poliomielitit.

“Ne kemi nevojë për këtë pauzë. Kemi marrëveshje për këtë dhe presim që të gjitha palët t’i përmbahen asaj”, tha ai.

Këto pauza humanitare nuk janë armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Ndërmjetësit SHBA, Egjipti dhe Katari ka kohë të gjatë që po kërkojnë arritjen e një marrëveshjeje për armëpushim. Bisedimet janë duke vazhduar edhe këtë javë.

Hamasi është “i gatshëm të bashkëpunojë me organizatat ndërkombëtare për ta siguruar këtë fushate”, tha Basem Naim, anëtar i zyrës politike të Hamasit./REL

111
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 29 Gusht, 2024 22:05
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
111
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?