Opozita me kritika të ashpra për Ligjin për përfaqësim adekuat, VLEN e vlerëson!

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Qershor, 2025 20:59

Opozita me kritika të ashpra për Ligjin për përfaqësim adekuat, VLEN e vlerëson!

Kryetari i ASh-së, Ziadin Sela ka reaguar pasi në Qeveri kaloi Ligji për përfaqësim adekuat. Në fillim të reagimit, Sela thotë se Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat është ndër kauzat e ASh-së, por varianti që u promovua nga kryeministri, sipas Selës, nuk është rregullim me Ligj i të drejtës kushtetuese për përfaqësim të drejtë dhe adekuat”.

Sela shton se “prandaj, nuk kalon”. “Kjo në këtë formë nuk është kauzë e Aleancës për Shqiptarët, është kauzë e Arbenave”, tha mes tjerash Sela.

“Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat është një ndër kauzat e Aleancës për Shqiptarët, gjerësisht e shpjeguar edhe përpara elektoratit, çka synon dhe ku duhet të arrihet. Variantin që qarkulloi sot dhe teatrin që bëri kryeministri me zëvendësit e tij (vetëm për dekor dhe për ti dhënë rrejshëm legjitimitet shqiptar) nuk është rregullim me ligj i të drejtës kushtetuese për përfaqësim të drejtë dhe adekuat. Është shmangie, është devijim, është këndvështrim i VMRO-së se si duhet të bëhet e pazbatueshme kjo e drejtë”, thotë Sela.

Propozimi në fjalë ka vetëm dy nene që flasin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat dhe në të dyja këto nene nuk bëhet gjë tjetër vetëm se rregullohet me ligj keqpërdorimi që i bëhej balancuesit. Ligji të jep të drejtë që përkatësinë etnike ta ndryshosh çdo ditë dhe sa herë të të kujtohet me një deklaratë në noter për nevoja punësimi, njëjtë siç bëhej edhe me balancuesin.

“Prandaj nuk kalon, kjo në këtë formë nuk është kauzë e Aleancës për Shqiptarët, është kauzë e Arbenave që shumë lirë për qëllime pushteti shesin ardhmërinë e të rinjve dhe te rejave, të drejtën për punë dhe jetë në tokën e të parëve”, përfundon mesazhin Sela.

Ish-ministri i drejtësisë dhe deputeti i Frontit për Europë, Blerim Bexheti, ka reaguar ashpër ndaj draft-ligjit për përfaqësim të drejtë që aktualisht po promovohet nga përfaqësuesit e koalicionit VLEN. Përmes një postimi të detajuar, Bexheti ka kritikuar ashpër si përmbajtjen e ligjit, ashtu edhe mënyrën se si ai po shitet si “reformë historike”.

Sipas tij, ky ligj nuk zgjidh asnjë problem real të përfaqësimit, pasi:

  • Nuk ka asnjë kalkulator për përfaqësim proporcional,
  • Nuk vendos detyrim ligjor për institucionet që ta zbatojnë,
  • Nuk përfshin asnjë mekanizëm ndëshkues për shkelësit.

“VLEN po mundohet t’u hedhë hi syve shqiptarëve me një ligj që në fakt nuk ka kaluar as në Kuvend, por është vetëm në fazën e qeverisë dhe do të dërgohet në Komisionin e Venecias. Gjatë kësaj kohe, shqiptarët çfarë duhet të bëjnë? Të heshtin dhe të presin?”, shkruan Bexheti.

Ai thekson se ky nuk është një ligj që siguron barazi, por një përpjekje për ta shuar përfaqësimin e shqiptarëve si të drejtë kolektive. Duke iu referuar deklaratës së ministrit për administratën publike, Bexheti vëren se prioritetet e qeverisë janë “kualiteti dhe profesionalizmi” – një kod, sipas tij, për përjashtimin e shqiptarëve nga punësimi në administratë.

“Kjo nuk është reformë, por një zhbërje e asaj që u arrit me gjak dhe sakrificë. Ligji që po promovojnë Izet Mexhiti dhe Arben Fetai nuk mbron të drejtat e shqiptarëve, por i relativizon ato”, deklaron Bexheti, duke kërkuar dorëheqje ose përgjegjësi.

Ai përfundon reagimin e tij me një mesazh të qartë: “Pas 20 vitesh pritje, nënshkruat kapitullimin para atyre që gjithmonë kanë punuar për relativizimin e të drejtave të shqiptarëve në këtë shtet. Ky nuk është ligj për përfaqësim, është një projekt për asimilim politik.”

Kryetari i Lëvizjes Besa dhe i Komunës së tetovës, Bilall Kasami përmes një statusi në “Facebook”, ka reaguar pas miratimit të ligjit për përfaqësim të drejtë nga ana e Qeverisë.

Sipas Kasamit, ky miratim i këtij ligji vjen pas 24 vitesh pritje.

Kryetari i Lëvizjes Besa dhe i Komunës së tetovës, Bilall Kasami përmes një statusi në “Facebook”, ka reaguar pas miratimit të ligjit për përfaqësim të drejtë nga ana e Qeverisë. Sipas Kasamit, ky miratim i këtij ligji vjen pas 24 vitesh pritje.

Kasami thotë se ky ligj është një hallkë kyçe e Marrëveshjes së Ohrit.

“U miratua! Sot, pas 24 vitesh pritje, përfaqësimi i drejtë dhe adekuat nuk është më premtim, është LIGJ. Një hallkë kyçe e Marrëveshjes së Ohrit, më në fund u përmbush. Me vullnet, dinjitet dhe përgjegjësi. VLEN përfaqësim me ligj, jo me mashtrim”, ka shkruar Kasami. 

277
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Qershor, 2025 20:59
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
277
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?