Osmani: Mickoski po kthen shqiptarët para Marrëveshjes së Ohrit – Zgjedhjet, referendum!

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Gusht, 2025 09:20

Osmani: Mickoski po kthen shqiptarët para Marrëveshjes së Ohrit – Zgjedhjet, referendum!

Bujar Osmani nga BDI, në një deklaratë publike për zgjedhjet e tetorit që i karakrerizon si referendum, tha se vijimin do ta japin qytetarët në vendvotime, por theksoi se politika e qeverisë aktuale është drejtuar qartë kundër shqiptarëve, transmeton Flaka Media

“Qeveria e VMRO-së dhe e ZNAM-it, e udhëhequr nga Hristijan Mickoski, me intensitet të plotë po vazhdon ta zbatojë politikën që synon t’i largojë shqiptarët nga proceset shoqërore, duke i kthyer në pozitat periferike të para Marrëveshjes së Ohrit,” deklaroi Osmani.

Ai tha se kjo politikë shpesh shihet edhe në retorikën personale të Mickoskit, por edhe në mënyrën institucionale të veprimit:

“Shqiptarët janë të përjashtuar nga kabineti i tij personal, nga rrethi administrativ në ndërtesën e qeverisë dhe nga grupet punuese qeveritare e delegacionet zyrtare, ku ose nuk ka shqiptarë fare, ose ka nga një i vetëm me rol të margjinalizuar.”

Osmani kujtoi se intoleranca e Mickoskit ndaj shqiptarëve është e njohur edhe për partnerët ndërkombëtarë:

“Kjo intolerancë thelbësore është e njohur edhe nga partnerët tanë strategjikë, të cilët shpesh e kanë paralajmëruar dhe qortuar.”

Duke përmendur shembuj konkretë, Osmani tha:

“Shfuqizimi i Balancerit çoi në punësime njëetnike; interpretimet e shtrembëruara të regjistrimit rezultuan me vendimin e padrejtë të KSHZ-së për zvogëlimin e numrit të këshilltarëve shqiptarë; ndërsa heqja e mekanizmave mbrojtës si Badenteri e Balanceri është përpjekje për ta shndërruar vendin në sistem të pastër majoritar.”

Në këtë drejtim, ai akuzoi qeverinë për strategji antievropiane:

“Përveç përkeqësimit të marrëdhënieve me Bullgarinë, tashmë shohim provokime edhe ndaj Greqisë, përmes shkeljes së Marrëveshjes së Prespës. Kjo është një strategji për ta larguar vendin nga mekanizmat e mbikëqyrjes dhe kontrollit të BE-së.”

Për VLEN-in, Osmani u shpreh ashpër:

“Më e mjera është pozita e VLEN-it në qeveri. Ata vetë janë të përjashtuar nga tavolina kur merren vendimet, por më tragjike është që pastaj detyrohen të sillen si vasalë, duke i zbatuar, justifikuar dhe legjitimuar ato vendime.”

Në fund, ai tha se shqiptarët këto zgjedhje i shohin si referendum:

“Shqiptarët nuk pranojnë më të jenë mysafirë në shtetin e tyre; nuk pranojnë më të poshtërohen e nënshtrohen, madje as të heshtin kur ndodh kjo. Shqiptarët nuk do të heqin dorë nga e ardhmja evropiane e këtij vendi, nuk do të pranojnë që vendi të rrëshqasë në përqafimin e ‘botës serbe’ dhe boshtit ruso-kinez. Ata nuk e kuptojnë, por së shpejti do t’u bëhet e qartë.” Flaka Media

262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Gusht, 2025 09:20
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?