Osmani: Në Çair po lind një lëvizje për ndryshim, po zgjohet një energji për t’i rezistuar shantazhit dhe korrupsionit

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Gusht, 2025 14:20

Osmani: Në Çair po lind një lëvizje për ndryshim, po zgjohet një energji për t’i rezistuar shantazhit dhe korrupsionit

Unë mendoj se kjo që ndodh në Çair është më e madhe se një fushatë zgjedhore. Zgjedhjet në Çair janë historike. Po zgjohet një energji e rezistencës. Rezistencë ndaj menaxhimit. Ndaj korrupsionit. Ndaj shantazhimit. Ndaj klientelizmit. Ajo që e shoh ditëve të fundit është motivim për mua. Ne po na bashkohen njerëzit të cilët nuk janë të asnjë partie: mësues, aktivistë, zejtarë… që vet vinë e thonë ky është shansi historik ta clirojmë Cairin.

Prandaj, po ngritet një lëvizje. Po zgjohet një lëvizje për dinjitet. Një lëvizje e rezistencës për Çair të ri, të pastër, me shkolla moderne, me rrugë të sigurta. Një lëvizje që do të dëshmojë se Çairi nuk është pronë private e askujt. E as nuk është minierë për nxjerrjen e diamanteve dhe roli im është vetëm të jem zëri i asaj energjie. Ta kanalizoj institucionalisht atë energji. Fitorja nuk është e imja fitorja është e gjithë qytetarëve të Çairit, të cilët do të ngritën dhe do të thonë mjaftë më.

Unë dua të them diçka qartë. Më 19 tetor populli i Çairit do të del masivisht dhe do mposhtë sistemin e blerjes së vullnetit të qytetarëve- askush nuk mund të zhvlerësojë zërin e tyre, nëse njerëzit do të dalin masivisht dhe do të shprehin vullnetin e tyre. Askush! Këto nuk janë zgjedhje të zakonshme. Kjo është rezistencë dhe po nisë një lëvizje për Çairin e ri. Flaka Media

261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Gusht, 2025 14:20
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?