Pas një periudhe mungese në skenën muzikore, Gjesti ka ndarë një mesazh të ndjerë me ndjekësit e tij, duke sqaruar arsyen e largimit të përkohshëm nga projektet artistike. Në një postim në rrjetet sociale, ai ka treguar se po përballet me një problem personal, të cilin e cilëson si padrejtësi që po e pengon të ecë përpara.
“Edi jom zhduk këto ditë për arsye personale. Nuk jam aktiv as me projekte as sen, po shumë shpejt besoj që kryhet ky problem edhe kom me kon pranë juve, si gjith me dek sistemin,” – shkroi ai.
Gjesti ka zgjedhur të mos japë detaje për natyrën e problemit, duke theksuar se nuk dëshiron ta ndajë në media:
“Jon do sene që unë s’po du mi nda në media se nuk ja vlen… Po për juve ni sqarim t’vogël: deri sa të përfundojë ni padrejtësi që mu ka bo, nuk muj me kon aktiv.”
Ky reagim ka ngjallur kuriozitet dhe mbështetje nga fansat, të cilët presin rikthimin e tij në muzikë. Kujtojmë se kënga e tij e fundit është “Veshu Ndrequ”, ndërsa mungesa e tij ka lënë një boshllëk në skenën urbane shqiptare.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
14 Gusht, 2025 14:47
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes
Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali.
Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht.
Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve.
Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media.
Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media.
Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.