Për të 17-tën herë me radhë, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të konstituohet

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Maj, 2025 13:57

Për të 17-tën herë me radhë, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të konstituohet

Për të 17-tën herë me radhë, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të konstituohet, edhe pas zgjedhjeve të mbajtura më 9 shkurt. Seanca e sotme e thirrur për këtë qëllim nuk pati sukses, ndërsa kryesuesi Avni Dehari nga Lëvizja Vetëvendosje kërkoi një konsultim me përfaqësuesit e partive politike para se të vazhdohej me agjendën.

Pas përfundimit të seancës, përfaqësues të partive opozitare Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) deklaruan se LVV kishte kërkuar që seancat të mos mbaheshin çdo 48 orë – siç parashikohet në rregulloren e Kuvendit – por vetëm një herë në javë.

Kërkesa e tillë ngjalli pakënaqësi në radhët e opozitës, ndërsa kriza për konstituimin e përbërjes së re parlamentare po hyn në muajin e katërt, duke shtuar pasigurinë për funksionalitetin institucional në Kosovë.

Zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit prodhuan një rezultat të fragmentuar politikisht, dhe partitë deri më tani nuk kanë arritur konsensus për formimin e institucioneve të reja. Flaka Media

120
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Maj, 2025 13:57
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
120
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?