Policia do të kujdeset 24/7 për Danella Arsovskën

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Korrik, 2025 22:21

Policia do të kujdeset 24/7 për Danella Arsovskën

Pas kërcënimeve dhe sulmeve të fundit nga kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, Policia e Maqedonisë së Veriut do të kujdeset 24 orët për Arsovkën, transmeton Portalb.mk.

“MPB-ja në të gjitha rastet ka vepruar në përputhje me kompetencat. U miratua sigurim 24 orë për kryetaren e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovskën”, sqaroi Policia.

Policia sqaroi që vendimi për sigurim 24 orë është marrë pas incidentit të djeshëm në Çair dhe njoftimeve nga Agjencia për Siguri Kombëtare (ASK).

“Kryetarja gjatë ditës së sotme do të jetë në kontakt me punonjësit përgjegjës me qëllim që të koordinohen për aktivitetet e saj në përputhje me masat për mbrojtje personale”, sqaroi Policia.

Prokuroria Themelore Publike Shkup sot (12 korrik) ka nisur procedurë penale kundër dy personave për veprën penale – Dhunë, sipas nenit 386 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal.

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, u sulmua fizikisht dje (11 korrik) rreth mesditës në Çair të Shkupit, pranë “rrugës së plastikave”. Ndaj sulmit të saj ka reaguar edhe Komiteti i Helsinkit dhe Rrjeti Kombëtar Kundër Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje.

Arsovska së fundmi ka qenë në “gjueti të ndërtimeve pa leje” në Komunën e Çairit, duke i dokumentuar ato dhe duke i publikuar në profilin e saj në Facebook përmes video-mesazheve. Ajo madje ka kërkuar ndihmë edhe nga faktori ndërkombëtar.

Danella Arsovska ka dorëzuar në prokurori dëshmi dhe dokumente lidhur me ndërtimet pa leje në Çair. Arsovska pretendon se në komunën e Çairit ka 150 ndërtime pa leje. Ajo akuzon ish kryetarin Izet Mexhiti dhe kryetarin aktual Visar Ganiu për ndërtimet pa leje në Çair.

272
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Korrik, 2025 22:21
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
272
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?