Ministria e Punëve të Brendshme ka demantuar dezinformatat e publikuara në disa portale dhe rrjete sociale se gjoja policia më 16 gusht 2025 nuk ka lejuar qytetarët të hyjnë në Koçan për të marrë pjesë në protestën “Marshi i engjëjve”.
“Përkundrazi, asnjë qytetar nuk është penguar të hyjë në Koçan,” theksojnë nga MPB.
Sipas ministrisë, me qëllim të realizimit të kompetencave ligjore, përfshirë edhe mbarëvajtjen e sigurt të protestës “Marshi i engjëjve” më 15.08.2025 në Koçan, SPB Shtip ka kryer kontrolle të rregullta të trafikut (të automjeteve dhe shoferëve) në rajonin e saj, duke përfshirë edhe qytetin e Kumanovës.
“Megjithatë, asnjë qytetari që iu nënshtrua kontrollës së rregullt të trafikut nuk iu mohua e drejta për të marrë pjesë lirshëm në protestën ‘Marshi i engjëjve’ dhe asnjë nuk është mbajtur më shumë se koha e nevojshme për një kontroll policor,” sqarojnë nga MPB.
Nga kjo ministri apelojnë që të mos shpërndahen dezinformata që vetëm sa shqetësojnë qytetarët. Flaka Media
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
17 Gusht, 2025 11:59
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.