Populli dhuroi tri herë më shumë se shteti për viktimat e zjarrit në Koçan

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Maj, 2025 17:52

Populli dhuroi tri herë më shumë se shteti për viktimat e zjarrit në Koçan

Përballë tragjedisë në Koçan, solidariteti qytetar shkëlqeu fuqishëm: ndërsa shteti ndau 30 milionë denarë nga buxheti për viktimat dhe të lënduarit, qytetarët nga e gjithë vendi mblodhën mbi 100 milionë denarë përmes linjës së hapur të donacioneve të organizuar nga Kryqi i Kuq, në bashkëpunim me Qeverinë. Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, në seancën parlamentare tha se pagesat për të lënduarit që po trajtohen jashtë vendit tashmë kanë filluar, ndërsa ndihma shtesë do të sigurohet për mjekimin afatgjatë të atyre që kanë pësuar plagë të rënda.

Flaka

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka siguruar 30 milionë denarë nga buxheti qendror për të ndihmuar viktimat e zjarrit tragjik në Koçan, ndërsa 11.2 milionë denarë tashmë janë paguar për të lënduarit që janë dërguar për mjekim jashtë vendit. Kështu njoftoi ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska gjatë seancës parlamentare kushtuar pyetjeve të deputetëve, njofton Flaka

Sipas ministres, përkrahja financiare nuk është ndalur me kaq. Në bashkëpunim të drejtpërdrejtë me Qeverinë, Kryqi i Kuq ka realizuar një fushatë përmes linjës së hapur të donacioneve, përmes së cilës janë mbledhur mbi 100 milionë denarë. “Kjo ishte mënyra më e shpejtë për të mbledhur ndihmë dhe për t’i dalë në ndihmë familjeve të viktimave,” theksoi Dimitrieska-Koçoska, duke shtuar se edhe deputetët dhe funksionarët, si nga shumica parlamentare ashtu edhe nga opozita, kanë dhuruar në këtë nismë.

Ministrja bëri të ditur gjithashtu se do të sigurohet përkrahje shtesë përmes Fondit të Sigurimit Shëndetësor për mjekimin afatgjatë të të lënduarve me plagë më të rënda.

Duke kujtuar fatkeqësitë e kaluara – zjarrin në Spitalin Modular të Tetovës dhe aksidentin tragjik të “Durmo Turs” – Dimitrieska-Koçoska theksoi se ndryshe nga ato raste, për aksidentin në Koçan reagimi i Qeverisë ishte i menjëhershëm dhe konkret, ndërsa atëherë nuk ishte siguruar ndihmë financiare direkte nga buxheti shtetëror.

66
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Maj, 2025 17:52
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
66
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?