Prezantohet platforma digjitale për shpalljen dhe zëvendësimin e dokumenteve të humbura

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Gusht, 2025 11:40

Prezantohet platforma digjitale për shpalljen dhe zëvendësimin e dokumenteve të humbura

Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon digjitalizimin e shërbimeve për qytetarët, me qëllim ofrimin e procedurave më të shpejta dhe efikase, duke kursyer kohën e qytetarëve kur kanë nevojë për shërbimet e MVR-së.

Në këtë kuadër, Sektori për Teknologji Informative pranë MVR-së ka zhvilluar një zgjidhje web për shkëmbimin e të dhënave për dokumente të humbura ose të vjedhura që duhet të publikohen në Službeni Vesnik.

Ky sistem e zëvendëson shkëmbimin e të dhënave përmes email-it dhe, sipas marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet MVR-së dhe Službeni Vesnik, të dhënat do të kalojnë në platformën kombëtare për interoperabilitet.

Me këtë sistem:

  • Službeni Vesnik automatikisht do të marrë çdo ditë të dhënat për dokumente të humbura ose të vjedhura për publikim si dokumente të pavlefshme.
  • Pas publikimit, MVR do të përditësojë automatikisht regjistrat e saj internë, duke mundësuar që qytetarët të marrin më shpejt dokumente të reja.

Ky hap synon përmirësimin e efikasitetit dhe shpejtësisë së shërbimeve për qytetarët dhe reduktimin e procedurave burokratike. Flaka Media

262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Gusht, 2025 11:40
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?