Prokuroria Themelore e Shkupit ka nisur hetime kundër një personi për ndërtim pa leje në rrugën “Kemal Sefula” në komunën Çair, shkruan Flaka Objekti, një ndërtesë banimi me hapësira afariste me katet Po+P+6+Pk, ka filluar të ndërtohet në vitin 2024 pa leje dhe në tokë shtetërore.
“Veprimet e ndërmarra janë rezultat i kallëzimit penal nga një grup qytetarësh, ndërsa në terren u konstatua ndërtim pa leje, në kundërshtim me ligjin”, thanë nga Prokuroria.
Nga kontrolli i kryer u konstatua konstruksion skeletor i plotë nga bodrumi deri në katin e gjashtë, me punime armaturo-betoni dhe murim me tulla blloku.
Prokuroria i ka dorëzuar gjykatës për procedurë paraprake propozim për marrjen e masave paraprake, të cilat përfshijnë: detyrimin që i pandehuri të paraqitet te një zyrtar i caktuar, sekuestrimin e përkohshëm të dokumenteve të udhëtimit dhe ndalimin e vazhdimit të punimeve ndërtimore në objektin – ndërtim pa leje. Hetimet për këtë rast vazhdojnë. Flaka Media
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
3 Qershor, 2025 16:15
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.