Pse është e rëndësishme mbështetja e Majlinda Bregut për Bujar Osmanin?

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Gusht, 2025 13:23 Përditësuar

Pse është e rëndësishme mbështetja e Majlinda Bregut për Bujar Osmanin?

Zhvillimi lokal lidhet ngushtë me përparimin rajonal dhe europian. Unë besoj që Bujar Osmani di ta bëjë këtë të mundur, të bashkojë njerëzit dhe t’i bëjë institucionet të funksionojnë për qytetarët. Është kjo porosia e ish-sekretares së Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC) dhe një nga zërat më me ndikim në rajon, Majlinda Bregu, e cila përmes një videoje i ka dhënë mbështetje publike Bujar Osmanit, kandidatit të AKI-së për Komunën e Çairit.

Ajo në video ka shprehur respektin e lartë për figurën politike të Bujar Osmanit, por edhe për përkushtimin e tij në arenën rajonale e ndërkombëtare.

“Jo vetëm në cilësinë e ministrit të jashtëm, kryesuesit të OSBE-së, apo mikpritësit të forumit ambicioz të Prespës, por mbi të gjitha si një europian të përkushtuar, si një njeri që dëgjon, që respekton të tjerët, dhe që kurrë nuk harron se nga vjen. E di, fushata zgjedhore kanë kudo tone dhe emocione të larta. E di se qytetarët kanë të drejt të kërkojnë ndryshim. Por di edhe që çka e mban një politikan me këmbë në tokë, në arenë, është që të flasë të vërtetën. Askush nuk ka shkop magjik për të ndryshuar realitetet tona menjëherë”, tha mes tjerash Bregu.

Pse është e rëndësishme mbështetja nga Majlinda Bregu?

Majlinda Bregu është politikane shqiptare me një karrierë të gjatë dhe të spikatur në politikën kombëtare dhe rajonale. Ajo ka shërbyer si Ministre e Integrimit, Kryetare e Komisionit Parlamentar të Integrimit dhe për tre mandate rresht ka qenë deputete e Partisë Demokratike, e zgjedhur në qarkun e Tiranës. Së fundmi, Bregu mbajti postin e Sekretares së Përgjithshme të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), ku u shqua si një nga zërat më me ndikim për bashkëpunimin dhe integrimin e rajonit në proceset evropiane. Flaka

72
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Gusht, 2025 13:23 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
72
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?