Punësime diskriminuese në Regjistrin Qendror, BDI: Tetë maqedonas, asnjë shqiptar

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Maj, 2025 09:44

Punësime diskriminuese në Regjistrin Qendror, BDI: Tetë maqedonas, asnjë shqiptar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Regjistrit Qendror për të pranuar tetë punonjës të rinj, pa asnjë shqiptar në mesin e tyre, pavarësisht se ky institucion nuk ka përmbushur ende obligimin kushtetues për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, transmeton Flaka

BDI e konsideron këtë zhvillim si pasojë të shfuqizimit të Balancuesit, mekanizmi kyç për garantimin e barazisë dhe përfaqësimit multietnik në administratën publike. Partia thekson se në vend që situata të përmirësohet, ajo po përkeqësohet në mënyrë të qëllimshme dhe sistematike.

Në reagim, BDI rikujton se këto praktika përbëjnë shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe Marrëveshjes së Ohrit, duke minuar themelet e bashkëjetesës demokratike dhe vlerat evropiane. Partia i bën thirrje qeverisë “njëetnike” të ndalojë menjëherë këtë prirje dhe të rikthejë mekanizmat e barazisë dhe drejtësisë në institucionet shtetërore.

BDI vë në dukje gjithashtu se përfaqësuesit e VLEN-it në qeveri nuk kanë as ndikim e as autoritet dhe se heshtja e tyre ndaj këtyre politikave diskriminuese është e papranueshme. “Kushdo që legjitimon këtë qeveri, qoftë me pjesëmarrje apo heshtje, është bashkëfajtor,” thuhet në kumtesë.

BDI paralajmëron se qeveria aktuale është në rrugë të shkatërrimit dhe apelon që shqiptarët të mos jenë spektatorë të viktimizuar, por aktorë të rezistencës. Flaka Media

66
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Maj, 2025 09:44
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
66
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?