Punonjësit e DAP-it do të duhet ta kthejnë rritjen e pagave

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 2 Shtator, 2024 19:22

Punonjësit e DAP-it do të duhet ta kthejnë rritjen e pagave

129 punonjës të Drejtorisë së të Ardhurave Publike do të duhet ta kthejnë shumën e rritjes që e kanë marrë që nga muaji shkurt pasi në letër janë avancuar si nëpunës tatimor, por praktikisht kanë vazhduar të kryejnë veprimtari administrative, ka përcaktuar Inspektorati Shtetëror i Punës. Drejtoresha e re e DAP-it, Elena Petrova, shpjegon se punonjësit tani janë të ekspozuar ndaj pasojave për shkak të sjelljes së pamatur të drejtoreshës së mëparshme.

“Unë jam përballur dhe duhet të zbatoj urdhrin e Inspektoratit të Punës që kërkon anulimin e vendimit me të cilin Drejtori i mëparshëm i Drejtorisë së të Ardhurave Publike në shkurt anuloi kontratat e punës të të gjithë punonjësve të DAP-it, dhe në të njëjtën kohë i urdhëroi ata të vazhdojnë të punojnë deri në lidhjen e kontratave të reja sipas rregullave të reja të brendshme. Shfuqizimi i këtij vendimi tani nënkupton shfuqizimin e të gjitha pasojave ligjore të tij, që do të thotë se kontratat e lidhura me punonjësit pas shpalljes së zgjedhjeve që kanë ndikim në pagat e paguara ndaj punonjësve të caktuar do të shfuqizohen”, tha Elena Petrova, Drejtoreshë e DAP-it.
Kontratat që janë lidhur nga muaji shkurt e në vazhdim, me të cilat punonjësit kanë përfituar avancim në detyrë dhe ngritje pagash, kanë qenë në përputhje me Rregulloret e brendshme të DAP-it, për të cilat pëlqim ka dhënë edhe Ministria e Shoqërisë Informatike dhe e Administratës.

“Pëlqimi i Ministrisë së Shoqërisë dhe Administratës për këto Rregullore u lëshua në bazë të një lloj manipulimi dhe futjeje të vendeve të punës në Rregulloret, që nuk kishin për qëllim të plotësoheshin dhe nuk u plotësuan. Për më tepër, pëlqimi u dha në të njëjtën ditë, më 9 shkurt, kur ministri që i nënshkroi ishte i shkarkuar, që është moralisht dhe politikisht e rrezikshme”, shtoi Elena Petrova, Drejtoreshë e DAP-it.

Rregulloret mbi të cilat punonjësit kanë punuar që nga shkurti e këtej, të lidhura në periudhën parazgjedhore, janë lëndë hetimi nga anëtarët e antikorrupsionit. Nga ana tjetër, Petrova thotë se viktima më e madhe në këtë situatë janë punonjësit, të cilët do të duhet të paguajnë diferencën në pagën që kanë marrë, por tha se në bashkëpunim me sindikatat, do të përpiqet të gjejë zgjidhje. Dëmi total i avancimit fiktiv është në shumën bruto prej 18 milionë denarë./Alsat.mk

21
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 2 Shtator, 2024 19:22
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
21
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?