Punonjësit në Spitalin e Tetovës – VLEN: Gënjeshtrat e BDI-së s’mund të fshehin të vërtetën

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Korrik, 2025 18:00

Punonjësit në Spitalin e Tetovës – VLEN: Gënjeshtrat e BDI-së s’mund të fshehin të vërtetën

Koalicioni opozitar VLEN ka reaguar ashpër ndaj përhapjes së dezinformatave në lidhje me punësimet në Spitalin Klinik të Tetovës, duke akuzuar BDI-në dhe partnerët e saj politikë për manipulim dhe frikësim të qytetarëve. Në një deklaratë publike të shpërndarë në media, VLEN konfirmon se 155 punonjës të këtij institucioni shëndetësor do të marrin kontrata të përhershme pune, për herë të parë pas shumë vitesh pasigurie dhe premtimesh të pambajtura.

“Tetova e di mirë: kur ka pasur nevojë për zgjidhje, BDI ka ofruar vetëm gënjeshtra! Për dy dekada me radhë, BDI tregoi se di të bëjë një gjë më mirë se kushdo tjetër – të mashtrojë, të mbajë qytetarët në pasiguri dhe të luajë me fatin e njerëzve,” thuhet në deklaratën e VLEN.

Ata theksojnë se ndërhyrja vendimtare është bërë nga ministri aktual i Shëndetësisë, Azir Aliu, përmes një procesi të rregullt dhe të përfunduar me sukses:

Sot, falë punës së përkushtuar të ministrit të Shëndetësisë Azir Aliu, 155 punonjës të Spitalit Klinik të Tetovës do të marrin kontrata të përhershme pune! Procedura ka përfunduar dhe vendimi është i qartë. Premtimi i dhënë është përmbushur.

Në vend të një reagimi pozitiv nga aktorët politikë, VLEN thotë se përballet me një fushatë të ulët dezinformimi:

“Në vend të gëzimit për këtë arritje, BDI dhe satelitët e saj, përfshirë edhe patericën e fundit politike, Arben Taravarin, përhapin gënjeshtra, nxisin frikë dhe manipulojnë opinionin publik. Kjo është strategjia e vetme që u ka mbetur.

VLEN kërkon të sqarojë publikisht qytetarët e Tetovës, duke u shprehur qartë se asnjë punonjës nuk do të humbasë vendin e punës:

Të jemi të qartë: 155 punëtorë nuk do të pushohen, do të punësohen me kontrata të përhershme. Zgjidhja u soll nga VLEN, jo nga ata që për 20 vjet vetëm premtuan.”

Deklarata përfundon me një mesazh mobilizues:

VLEN nuk do të ndalet. Ne do të vazhdojmë të punojmë për qytetarët, me punë të ndershme, të matshme dhe të dobishme. Gënjeshtrat e tyre janë dëshpërim, faktet tona janë besim!
VLEN sepse tani ka kush punon!

267
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Korrik, 2025 18:00
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
267
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?