Qeveria hap linjë ndihme për të prekurit nga tragjedia në Koçan

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Qershor, 2025 08:50

Qeveria hap linjë ndihme për të prekurit nga tragjedia në Koçan

Që nga sot, është vënë në funksion një linjë telefonike për të gjithë të lënduarit dhe familjarët e tyre pas shpërthimit tragjik në Koçan, kumton Flaka. Qeveria njofton se përmes këtij numri kontakti – 070 355 526 – qytetarët mund të paraqesin nevojat, kërkesat dhe propozimet e tyre në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Linja është e menaxhuar nga Zyra e Kryetarit të Qeverisë dhe synon të sigurojë komunikim të pandërprerë dhe ndihmë konkrete për personat e prekur.

“Askush nuk do të harrohet. Prioriteti ynë është që të gjithë të lënduarit të marrin kujdesin mjekësor adekuat dhe të rehabilitohen plotësisht”, theksohet në njoftimin e Qeverisë.

Qendra Ponikva në shërbim të rehabilitimit

Në mbledhjen e fundit të Qeverisë është vendosur që qendra turistike Ponikva, që gjendet nën menaxhimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, t’i kalojë përkohësisht Ministrisë së Shëndetësisë për qëllime mjekësore dhe rehabilitimi.

Qendra disponon me 27 dhoma dhe 56 shtretër, dhe do të pajiset me staf mjekësor shtesë për të ofruar përkujdesje të specializuar për pacientët që ndodhen jashtë rrezikut për jetën por kanë ende nevojë për trajtim.

Thirrje për përmbajtje dhe përgjegjësi

Qeveria gjithashtu u bëri thirrje partive politike që të përmbahen nga, siç u quajt, “nekrofili politike”, duke kërkuar që hetimet dhe institucionet të lejohen të kryejnë punën e tyre pa ndërhyrje politike apo manipulime publike.

“Çdo person i përfshirë në këtë rast do të mbajë përgjegjësi, pavarësisht pozitës apo përkatësisë politike. Drejtësia po vjen dhe do të jetë përgjigjja për të gjithë”, thuhet më tej në deklaratë.

280
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Qershor, 2025 08:50
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
280
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?