Vazhdon edhe më tej lufta me zjarret në teritorin e vendit. Në 24 orët e fundit nga gjithsej 10 vatra zjarri në ambiente të hapura, prej të cilave nën kontroll është vënë një vatër zjarri, ndërsa nëntë janë shuar tërësisht, njoftuan nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).
Nën kontroll është vënë zjarri në Komunën e Demir Hisarit, afër malit Plaken mbi fshatin Virovë. Në zjarrin, siç thekson QMK-ja është përfshi bimësi e ulët dhe bar i thatë.Janë shuar zjarret në Komunën e Radovishit, tek vendi i quajtur çezma e Rudinës, në Komunën Gradsko, në fshatin Vranovc i Poshtëm, në Komunën e Strugës, në fshatin Novo Sellë dhe Tatesh dhe në fshatin Oktisi – Bellica e Poshtme. Janë shuar zjarret në Komunën e Tetovës, tek stadiumi i ri, në Komunën e Gostivarit, në vendbanimin Mlaki dhe në Komunën Vrapçishtë në fshatin Gradec.
Nga rajoni i Shkupit janë shuar zjarret në Komunën e Studeniçanit, në fshatin Pagarushë dhe Komunën e Çairit, në rrugën “Serava” ku janë djegur mbeturina.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Driton Zenku
23 Gusht, 2024 19:27
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.