Raporti i autopsisë për Vedat Ademin dorëzohet në Prokurori – priten akuzat

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Maj, 2025 11:04

Raporti i autopsisë për Vedat Ademin dorëzohet në Prokurori – priten akuzat

Instituti i Mjekësisë Ligjore ka dorëzuar në Prokurorinë Themelore Publike të Kumanovës gjetjet e autopsisë për rastin e Vedat Ademit, 32-vjeçari nga Kumanova që ndërroi jetë më 17 mars në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit, trasnmeton Flaka Media

Sipas njoftimit për Portalb.mk, gjetjet po shqyrtohen në korelacion me prova të tjera dhe pritet që prokurori publik të marrë vendimin përfundimtar mbi përgjegjësinë penale.

Zëdhënësja e Prokurorisë, Biljana Arsovska, kishte deklaruar më parë se Prokuroria kishte pranuar vetëm raportin e Inspektoratit Shtetëror Sanitar Shëndetësor, ndërsa ishte në pritje të autopsisë për të vendosur mbi ngritjen e mundshme të akuzave për “mjekim të pandërgjegjshëm” apo “vepra të rënda kundër shëndetit të njerëzve”.

Familjarët e të ndjerit, babai Amet Ademi dhe vëllai Sead Ademi, pretendojnë se Vedatit i është dhënë ilaç ndaj të cilit ishte alergjik dhe fajësojnë për këtë mjekun kujdestar, Zoran Gjeorgjievski.

Drejtori i atëhershëm i spitalit, Stefan Trajanovski, pranoi se pacientit i ishte dhënë terapi, por pas përkeqësimit të gjendjes ai kishte ndërruar jetë. Si pasojë, më 19 mars, Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari e shkarkoi Trajanovskin dhe në vend të tij emëroi Sasho Stoshevskin.

Pas raportit të autopsisë, pritet të qartësohet përgjegjësia mjekësore dhe penale për vdekjen e 32-vjeçarit. Flaka Media

66
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Maj, 2025 11:04
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
66
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?