Raporti i DASH: Dhuna dhe kërcënimet ndaj gazetarëve, problem serioz në Maqedoni të Veriut

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Gusht, 2025 23:46

Raporti i DASH: Dhuna dhe kërcënimet ndaj gazetarëve, problem serioz në Maqedoni të Veriut

Çështjet e rëndësishme të të drejtave të njeriut përfshijnë “kufizime serioze të lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias, duke përfshirë dhunën dhe kërcënimet për dhunë kundër gazetarëve”, thuhet në Raportin e Departamentit të Shtetit për të Drejtat e Njeriut për vitin 2024.

Sa i përket lirisë së medias, Raporti thekson se “Kushtetuta parashikon lirinë e shprehjes, duke përfshirë edhe për gazetarët dhe mediat e tjera, dhe se Qeveria në përgjithësi e respektoi këtë të drejtë.”

Megjithatë, sipas mediave dhe organizatave të shoqërisë civile, “liria e shprehjes u minua nga paditë kundër gazetarëve, sjellja e papërshtatshme nga zyrtarët publikë në ndërveprimet e tyre me gazetarët, presioni i tepërt mbi gazetarët që hetojnë korrupsionin, dezinformimi, gjuha e urrejtjes në internet dhe mediat sociale, dhe vetëcensura.”

Raporti përmend edhe ndryshimet e miratuara në Ligjin për Shërbimet Mediatike Audio-Audiovizuale për të lejuar reklamimin e fushatave me “interes të lartë publik” të paguara nga Qeveria përmes transmetuesve komercialë. “Shoqatat e pavarura të medias shprehën shqetësime në lidhje me ndryshimet dhe e kritikuan ligjin si një kthim në korrupsionin dhe klientelizmin e përhapur në media,” thuhet më tej.

Një tjetër shqetësim madhor ishte siguria e gazetarëve. “Dhuna dhe kërcënimet me dhunë kundër gazetarëve ishin një çështje e rëndësishme e të drejtave të njeriut. Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) raportoi disa incidente dhune dhe ngacmimi të gazetarëve,” theksohet në dokument, duke shtuar se SHGM ka vënë re “një rritje të dhunës dhe ngacmimit të gazetareve femra.”

Sipas SHGM-së dhe organizatave të tjera mediatike, pavarësia editoriale e shtypit vazhdon të përballet me sfida. Ndërkohë, organizata “Reporterët pa Kufij” në raportin e saj të marsit vuri në dukje se “për shkak të polarizimit të fortë politik, media ka qenë nën presion nga autoritetet, politikanët dhe biznesmenët si në nivel kombëtar ashtu edhe në atë lokal.” Flaka Media

71
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Gusht, 2025 23:46
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
71
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?