Rasti në Koçan, BDI akuzon Prokurorinë për marrëveshje me pushtetin

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Prill, 2025 21:59

Rasti në Koçan, BDI akuzon Prokurorinë për marrëveshje me pushtetin

BDI ka adresuar sot kritika të ashpra për mënyrën se si por administrohet procesi i zbardhjes së tragjedisë në Koçan duke e kritikuar Prokurorinë Publike për një marrëveshje me pushtetin. BDI këtë qëndrim e arsyeton me faktin se përgjegjësia iu atribuar vetëm tre individëve aktual duke i marrë në përgjegjësi personat e qeverisjes së kaluar të cilët sipas BDI fare nuk kanë lidhje me rastin në Koçan. BDI thotë se kjo është vetëm një improvizim juridik e jo zbardhje e së vërtetës.

Komunikata e plotë e BDI për media

Në konferencën e fundit për shtyp, Prokurori i Përgjithshëm u mbështet në shembuj ndërkombëtarë – nga Rumania, Brazili dhe Shtetet e Bashkuara – për të justifikuar vendimin e tij për të zbatuar një koncept të zgjatur të përgjegjësisë dhe për të ngritur akuza ndaj personave që nuk kanë pasur asnjë lidhje me tragjedinë gjatë 15 viteve të fundit.

Por e vërteta që zbuluan mediat është krejt e kundërta: në të gjitha këto raste, përgjegjësia iu atribuua vetëm personave drejtpërdrejt të përfshirë – zakonisht nga tre deri në pesë individë – pa nisur procese ndaj ish-zyrtarëve, dhe pa përpjekje për të rishkruar fajësinë historike.

Ky rast po shndërrohet në një shembull të veçantë të improvizimit ligjor, i udhëhequr jo nga parimet e drejtësisë, por nga etja për duartrokitje.

Në vend që hetimi të zhvillohet me standarde të drejtësisë, prokuroria po e orienton atë drejt populizmit dhe shpëtimit të Qeverisë.

E gjithë bota akademike dhe juridike ka ngritur zërin: kjo qasje është antikushtetuese, në kundërshtim me praktikën ligjore dhe thellësisht joprofesionale.

Kjo nuk buron nga shkenca e së drejtës, por nga një marrëveshje politike me pushtetin ekzekutiv.

Shnërrimi i një tragjedie në mjet për përfitim personal apo promovim institucional është një devijim i rrezikshëm që mund të sjellë pasoja të mëdha.

Prandaj, e përsërisim edhe një herë apelin tonë:

Prokuroria duhet menjëherë ta ndërpresë lidhjen transaksionare me Qeverinë.

E drejta nuk praktikohet sipas porosisë. Karrierat e politikanëve dhe prokurorëve nuk mund të ndërtohen mbi tragjeditë e të tjerëve.

Përgjegjësia për këtë qasje – dhe për gjithçka që mund t’u ndodhë personave të ndaluar padrejtësisht – do të bjerë mbi individë konkretë.

Historia, drejtësia dhe opinioni publik do t’i mbajnë mend këta emra – jo si heronj të drejtësisë, por si shembull i keqpërdorimit të sistemit ligjor nën presionin e pushtetit dhe të turmës.

48

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Prill, 2025 21:59
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
48

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë