Reagime të shumta për zgjedhjet e dyfishta

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Maj, 2024 18:58

Reagime të shumta për zgjedhjet e dyfishta

Në adresë të VMRO-DPMNE-së dhe tashmë presidentes së zgjedhur Gordana Siljanovska – Davkova kanë arritur urime të shumta për fitoren e arritur e zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Ageler mes tjerash tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të mbështesin integrimin e plotë euroatlantik të Maqedonisë së Veriut.

“Urimet e mia të përzemërta për Gordana Siljanovska-Davkova për zgjedhjen e saj historike si presidentja e parë femër e Maqedonisë së Veriut. Urime edhe të gjithë qytetarëve që ushtruan të drejtën e tyre të votës në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin qëllimet tuaja për sigurinë, prosperitetin dhe integrimin e plotë euroatlantik të këtij vendi”, theksoi ambasadorja amerikane.

Komisioneri Evropian për Zgjerim dhe Politikë të Fqinjësisë, Oliver Varhei dhe ambasadori evropian në vend, Dejvid Gir, thanë se presin bashkëpunim të ngushtë me kreun e ri të shtetit për të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut.

Presidenti bullgar Rumen Radev tha se së shpejti do të bëhet e qartë nëse presidenti i ri dhe partia që fitoi zgjedhjet në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të punojnë për perspektivën evropiane të vendit apo do të shkojnë në një drejtim tjetër.

Ish presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka shkruar: “Që VMRO do të fitonte kjo dihej! Por jo kaq thellë! Që VLEN-i, vlente edhe kjo dihej! Por që të vlente kaq shumë?! Që “Internacionalia” e Prindit 1 dhe Prindit 2 do të humbiste dihej! Por që do dërmohej në këto përmasa?! Faleminderit ish-Kryetarit të Bashkisë së Tiranës! Pa kontributin tënd ky rezultat fantastik vështirë të arrihej!

Ndërkohë, Ish kryeministri shqiptar Sali Berisha tha se “Zgjedhjet e djeshme janë dëshmi e një procesi demokratik dinjitoz për çka meritojnë përgëzime të gjitha palët mirëpo urimet më të mira fitimtarëve”.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka shkruar: “Jam i bindur se do të vazhdojmë të punojmë së bashku për të forcuar lidhjet ndërmjet Serbisë dhe Maqedonisë me qëllim të përparimit dhe mirëqenies së popullit tonë, si dhe prosperitetit të gjithë rajonit”.

Kryeministri hungarez Viktor Orban tha: “Mezi pres të punojmë së bashku për t’i dhënë një shtysë të re procesit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE!”.

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviç tha se pret me padurim vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyer ndërmjet Kroacisë dhe Maqedonisë së Veriut, rrugën evropiane të së cilës Kroacia e mbështet fuqishëm”. /Alsat.mk

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Maj, 2024 18:58
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?