Reagon Aleanca: Sulmi në Manastir dëshmi e albanofobisë, policia mbyll sytë

Flaka
Botuar nga Flaka 31 Gusht, 2025 22:47

Reagon Aleanca: Sulmi në Manastir dëshmi e albanofobisë, policia mbyll sytë

Ngjarja e ndodhur në “Rrugën e Gjerë” në Manastir, ku një i ri u sulmua vetëm pse mbante veshur një bluzë me simbole shqiptare, ka nxitur reagimin e fuqishëm të Aleancës për Shqiptarët. Ky subjekt politik e ka cilësuar incidentin si një akt të turpshëm dhe thellësisht shqetësues.

“Ky akt nuk është vetëm një rast i izoluar, por pasqyron klimën e albanofobisë që lejohet dhe nxitet nën heshtjen e institucioneve shtetërore,” thuhet në reagimin e Aleancës.

Sipas tyre, qeveria aktuale, me qasjen diskriminuese dhe politikat përjashtuese, ka krijuar terren që manifestimet e urrejtjes ndaj shqiptarëve të shfaqen hapur. “Edhe më skandaloze është mungesa e reagimit dhe përgjigjes së duhur nga policia, e cila në vend që të garantojë siguri dhe barazi për të gjithë qytetarët, shpesh zgjedh të mbyllë sytë ndaj rasteve të tilla,” theksohet më tej.

Aleanca për Shqiptarët kërkon hetim të menjëhershëm dhe marrje të masave konkrete:
“Ne e dënojmë fuqishëm këtë akt të ulët dhe kërkojmë identifikimin dhe ndëshkimin e autorëve, si dhe përgjegjësi nga organet e rendit për mosveprimet e tyre.”

Në fund, ky subjekt politik thekson se çdo akt i tillë nuk është vetëm kundër shqiptarëve, por cenon të ardhmen e vendit.
“Çdo sulm i tillë që manifeston urrejtje ndaj dinjitetit kombëtar shqiptar është sulm ndaj bashkëjetesës dhe demokracisë,” përfundon reagimi i Aleancës për Shqiptarët. Flaka

72
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 31 Gusht, 2025 22:47
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
72
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?