Reagon ASH: Stoilkoviç fshin shqiptarët nga grantet, VLEN hesht si bashkëfajtor

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Qershor, 2025 09:02

Reagon ASH: Stoilkoviç fshin shqiptarët nga grantet, VLEN hesht si bashkëfajtor

Aleanca për Shqiptarët shpreh shqetësim serioz për mënyrën diskriminuese të ndarjes së granteve nga Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndëretnike, e udhëhequr nga lideri serb Ivan Stoilkoviç. Në listën e publikuar në Gazetën Zyrtare nr. 121, më 17 qershor, vërehet një qasje e hapur favorizuese ndaj shoqatave të komunitetit serb dhe margjinalizuese ndaj organizatave shqiptare – me vetëm 3 projekte të përzgjedhura për shqiptarët, krahasuar me 5 për shoqata serbe dhe disa të tjera për komunitete jo-shumicë, transmeton Flaka

Kumtesa

A është kjo mënyra sesi Stoilkoviç e kupton bashkëjetesën ndëretnike – përmes degradimit dhe diskriminimit sistematik të organizatave që promovojnë kulturën, gjuhën dhe trashëgiminë shqiptare në këtë vend?

Ivan Stoilkoviç, sponsori i fshehtë i tentimit për të përçarë Aleancën për Shqiptarët?

Një tjetër çështje shqetësuese është publikimi nga zëvendëskryeministri Arben Fetai, i cili më 3 qershor – plot 14 ditë para publikimit zyrtar të listës fituese – shpalli një shoqatë nga vendlindja e tij si përfituese të grantit qeveritar. I bëjmë thirrje publike z. Fetai që të sqarojë këtë veprim të dyshimtë, sepse transparenca selektive nuk është progres – është manipulim dhe përdorim politik i pozitës për interesa të ngushta.

E pyesim Arben Fetain dhe shefin e tij, Adnan Azizi, a është Ivan Stoilkoviç sponsor i tentativës për të përçarë Aleancën për Shqiptarët?

A e kupton koalicioni VLEN se është bërë pjesë e komprometimit të interesave shqiptare, përmes bashkëpunimit me figura si Stoilkoviç dhe Angelov – të cilët pa asnjë pengesë imponojnë agjenda që dëmtojnë shqiptarët, shkarkojnë drejtorë shqiptarë sipas qejfit dhe shtyjnë përpara ligje të dënueshme si ai për “Branitellat”, që fyen historinë dhe dinjitetin kombëtar të shqiptarëve?

Skandalet si ky me grantet nuk janë të izoluara. Ato janë vetëm reflektim i një strukture qeverisëse që ka deleguar trajtimin e shqiptarëve te Stoilkoviç dhe Angelov – që nuk fshihen më pas retorikave, por veprojnë hapur kundër interesave të shqiptarëve.

Aleanca për Shqiptarët do të vazhdojë të jetë zëri i qytetarëve që nuk pranojnë të nëpërkëmben. Këtë e dëshmuam më së miri me largimin tonë nga koalicioni VLEN dhe nga një qeveri monoetnike që diskriminon shqiptarët, ndërkohë që përkëdhel me poste dhe privilegje vazalët që shesin interesin e popullit për interesa personale.

Heshtja e VLEN-it dhe shërbimi i tyre ndaj kësaj skeme antishqiptare është një akt i rëndë tradhtie ndaj atyre që besuan në ndryshim, përfundon reagimi i ASH-së i përcjellë me dokumente nga regjistri qendror. Flaka Media

280
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Qershor, 2025 09:02
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
280
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?