Ish-ministri i Jashtëm dhe nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, e ka quajtur të tepruar dhe diskriminues në baza etnike procesin e avancimeve të fundit në SPB Tetovë, ku nga 12 avancime vetëm një është kuadër shqiptar.
Më herët reagoi edhe BDI, nga ku shprehin shqetësim të thellë lidhur me informacionet që kanë dalë në opinion publik mbi punësimet dhe avancimet e fundit në kuadër të Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë, përkatësisht në njësinë për Policinë Kriminale.
Sipas të dhënave të siguruara, nga konkursi i fundit i brendshëm janë avancuar 12 të punësuar të përkatësisë maqedonase dhe vetëm 1 shqiptar, çka përbën një disproporcion flagrant dhe diskriminues në përfaqësimin etnik.
Është e papranueshme që në një institucion publik në zemër të një rajoni me shumicë shqiptare, të ketë një përjashtim kaq të theksuar të shqiptarëve nga mundësitë për avancim profesional dhe përfaqësim i drejtë në organet shtetërore. Më shqetësuese është që këto vendime janë marrë në kundërshtim me frymën e Marrëveshjes së Ohrit dhe parimet e barazisë etnike të garantuara me ligj. Flaka Media
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
8 Qershor, 2025 15:11
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.