Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, ka reaguar pas vizitës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Shkup, duke e vlerësuar si një moment domethënës për bashkimin e faktorit politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ibrahimi theksoi se, edhe nëse nuk pati ndonjë agjendë konkrete, vetë prania e Ramës shërbeu si arsye që liderë shqiptarë si Bujar Osmani dhe Arben Taravari të bashkëbisedojnë.
“Nëse asgjë më shumë nuk bëri kryeministri Rama dje në Shkup, me rëndësi u bë sebep ai që u bënë bashkë Bujari e Taravari. Herën e ardhshme mbase do të ketë mision edhe më të rëndësishëm. Të faleminderit Kryeministër që po i bashkon shqiptarët!”, shkroi Ibrahimi.
Deklarata e tij vjen në sfondin e zhvillimeve të fundit politike dhe përpjekjeve për konsolidimin e bashkëpunimit mes partive shqiptare në vend, veçanërisht pas zgjedhjeve të fundit dhe përpara sfidave të radhës në nivel lokal e kombëtar.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
2 Korrik, 2025 13:40
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.