Rënie e prodhimit industrial në Maqedoninë e Veriut

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 28 Qershor, 2024 21:22

Rënie e prodhimit industrial në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut në muajin maj është regjistruar rënie e prodhimit industrial për 13.2 përqind në krahasim me majin e vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Shikuar sipas sektorëve, prodhimi industrial në sektorin Miniera dhe gurorë gjatë muajit maj të vitit 2024, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit paraprak, shënon rënie nga 17.1 %, në sektorin Industria përpunuese shënon rënie nga 10.6 %, ndërsa në sektorin Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar shënon rënie nga 18.4 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Enti theksoi që kjo rënie në Industrinë përpunuese është për shkak uljes së prodhimit kryesisht në produktet ushqimore, pije, duhan, tekstil, veshje, letër, kimikate, prodhime farmaceutrike, metal, etj.

“Sipas grupeve kryesore industriale, prodhimi në muajin maj të vitit 2024, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak, shënon rënie tek  Energjia për 22.2 %, Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 4.2 %, Prodhimet kapitale për 11.7 %, Mallra të qëndrueshme të konsumit të gjerë për 9.5 % dhe Mallra jo të qëndrueshme të konsumit të gjërë për 17.4 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 28 Qershor, 2024 21:22
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?