Reshje dhe stuhi në Pollog, ka dëme

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 26 Qershor, 2024 21:36

Reshje dhe stuhi në Pollog, ka dëme

Rajoni i Pollogut përsëri pasditen e sotme është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut, bubullima dhe stuhi. Ngjashëm si para pak ditëve, edhe këtë herë ka dëme, raporton Portalb.mk.

Stuhia dhe moti i keq, siç informon Qendra për Menaxhim me Kriza ka shkaktuar dëme në rajonin e Tetovës, Gostivarit dhe Kumanovës.

Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza Tetovë njoftoi se në numrin e emergjencës ka pranuar raporte për pasojat e stuhisë në Tetovë.

Gjithashtu QMK njoftoi se rruga lokale në Vicë ësjtë bllokuar, si dhe rruga te Kazerma e qytetit është plot me ujë dhe ka një veturë të bllokuar, gjithashtu ka kanalizime të bllokuara në pjesën e sipërme të qytetit dhe në Reçicë të Madhe.

“QMK ka pranuar paraqitje nga një punonjës i lokalit “Shari”, Lisec (Komuna e Tetovës), i cili ka njoftuar për dëmtime të disa veturave nga stuhia, në parkingun e lokalit. Pritet një inspektim nga shërbimet kompetente”, thanë nga QMK.

Gjithashtu QMK informoi se pas reshjeve të dendura të shiut në rrugën “Ivo Lola Ribar” në Tetovë ka hyrë ujë në disa oborre dhe ka dëme materiale.

Në rrugën “169” në Tetovë ka dalë kanalizimi dhe ka hyrë në oborret e banorëve të kësaj zone dhe rrezikon përmbytjet.

Gjithashtu ka bodrume të përmbytura në rrugën “172” në Tetovë.

Qendra për Menaxhim me Kriza informoi se situata e njëjtë me motin është edhe në Gostivar dhe Kumanovë.

Është marrë informacion në 112 në QKM për bodrume të përmbytura të shtëpive familjare në rr. “172”

Nga Drejtoria për Çështje Hidrometeorologjike kanë njoftuar se masa e paqëndrueshme nga rajoni i Pollogut po i afrohet pjesës perëndimore dhe veriperëndimore të Shkupit.

Kujtojmë që Tetova u përfshi nga reshjet e dendura të shiut edhe të dielën (23 qershor), të njëjtat shkaktuan dëme të mëdha në Tetovë dhe rrethinë, si rrugë të bllokuara, bodrume të përmbytura, u përmbytën edhe bodrumet e Spitalit të Tetovës, vetura me xhama të thyer, pemë të shkatërruara, dëme të mëdha në bujqësi dhe shumë të tjera.

Komuna e Tetovës ka formuar komision ku qytetarët mund t’i paraqesin dëmet nga reshjet. Ata duhet të marrin një kërkesë dhe ta dorëzojnë të plotësuar në arkivin e komunës. Qytetari duhet të paraqesë: fletëpronësinë/prova e pronësisë, fotografi të ndërtesës së dëmtuar, kopje e kartës së identitetit dhe kopje e llogarisë së transaksionit.

Dëmshpërblim për qytetarët që kanë marrë dëmtime premtuan edhe ministri i Bujqësisë Cvetan Tripunovski dhe kryetari i Tetovës Bilall Kasami.

4
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 26 Qershor, 2024 21:36
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
4
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?