Këngëtari i njohur Gjesti vazhdon të jetë një nga figurat më të komentuar në rrjetet sociale, veçanërisht pas pjesëmarrjes në Big Brother VIP Kosova. Fansat e tij janë gjithnjë e më kuriozë për veprimet e tij online, sidomos për zgjedhjet që bën në ndjekjet e tij në Instagram.
Ajo që ka rënë në sy së fundmi është fakti se Gjesti ndjek shumë pak nga ish-banorët e BBVK, por bën një përjashtim të dukshëm për Rovena Stefën. Dy artistët ndanë një marrëdhënie të mirë gjatë qëndrimit në shtëpi, dhe duket se respekti mes tyre ka mbetur i pandryshuar, pavarësisht se rrugët e tyre u ndanë pas përfundimit të reality show-t.
Ky detaj ka ngjallur reagime dhe spekulime nga ndjekësit, të cilët e shohin si një shenjë të lidhjes së veçantë që kanë ruajtur pas daljes nga shtëpia. Në një intervistë të mëparshme, Rovena ka shprehur vlerësim për Gjestin, ndërsa ai e ka cilësuar si një shoqe të mirë dhe të sinqertë.
“Të kam pas shumë shoqe të mirë Rovena, kur dalim do shihemi jashtë,” kishte thënë Gjesti pas një surprize me dron nga Rovena në BBVA.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
26 Korrik, 2025 21:48
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes
Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali.
Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht.
Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve.
Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media.
Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media.
Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.