Romanca e heshtur? Adrola dhe Capital T shfaqen në atmosferë familjare

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 13 Gusht, 2025 20:51

Romanca e heshtur? Adrola dhe Capital T shfaqen në atmosferë familjare

Modelja e njohur Adrola Dushi dhe reperi Capital T po kalojnë ditë të qeta pushimesh në një rezidencë private pranë detit, në një atmosferë që duket më shumë se thjesht relaksuese – familjare.

Në rrjetet sociale kanë qarkulluar foto ku dyshja shihet e ulur në një tavolinë restoranti, së bashku me djalin e Adrolës, Troin, dhe nënën e reperit, një detaj që ka ndezur aludimet për një lidhje më serioze mes tyre.

“Capital duket shumë i afërt me Troin, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe familjare,” shkruan5Pyetjet.al.

Prej kohësh, Adrola dhe Capital T janë përfolur si një nga çiftet më intriguese të showbiz-it shqiptar, por asnjëherë nuk e kanë konfirmuar publikisht romancën. Megjithatë, daljet e shpeshta, udhëtimet dhe momentet e përbashkëta kanë ushqyer vazhdimisht thashethemet.

Ky pushim familjar vjen pas disa muajsh ku të dy janë parë në evente publike, por gjithmonë duke ruajtur një dozë misteri. Prania e nënës së reperit në tavolinë shihet nga shumë fansa si një “bekim familjar” për lidhjen e tyre.

Flaka

101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 13 Gusht, 2025 20:51
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?