Rreth 20 ushtarë izraelitë refuzojnë të kthehen në luftimet në Gaza

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 29 Gusht, 2024 19:57

Rreth 20 ushtarë izraelitë refuzojnë të kthehen në luftimet në Gaza

Njëzet ushtarë izraelitë nga një brigadë këmbësorie kanë refuzuar të kthehen në luftimet në Gaza dhe disa janë informuar se do të përballen me gjykatën ushtarake nëse nuk respektojnë urdhrin, transmeton Anadolu.

Transmetuesi publik izraelit KAN njoftoi se rreth 10 ushtarë izraelitë të martën morën njoftime ku thuhej se do të përballeshin me gjyq për mosbindje ndaj urdhrave ushtarakë nëse nuk pranonin të ktheheshin në Rripin e Gazës.

Disa ushtarë kanë thënë se pasi kanë kaluar 10 muajsh luftime në Gaza, ata nuk mund të kthehen më sërish, por janë të gatshëm të marrin përsipër detyra të tjera. Raportime të ngjashme vështirësish po dalin në pah nga batalione shtesë në brigada të tjera që luftojnë në Gaza.

Familjet e disa prej ushtarëve kanë bërë me dije se djemtë e tyre po detyrohen të hyjnë në manovra tokësore në Gaza, ose do të përballen me burgim, gjë që ata e konsiderojnë të papranueshme. Familjet shtuan se vetëm disa ushtarë të aftë mbeten në njësinë e tyre, duke shtuar se kjo është koha kur ata duhet të ndihmojnë fëmijët e tyre të përballen me një sistem që duket indiferent ndaj gjendjes së tyre.

Në përgjigje, një zëdhënës i ushtrisë izraelite tha se udhëheqësit ushtarakë po punojnë për të mbështetur dhe ndihmuar ushtarët në përmbushjen e detyrave të tyre të ndryshme operacionale. Zëdhënësi tha se ndaj ushtarëve nuk do të ndërmerren veprime ndëshkuese, përfshirë burgim.

Brigadat Kassam, krahu ushtarak i grupit të rezistencës palestineze Hamas, raporton rregullisht se ushtarë izraelitë janë vrarë ose plagosur në operacione të rëndësishme në Gaza. Zyrtarët izraelitë kanë deklaruar vazhdimisht se ushtria është e angazhuar në luftime intensive me luftëtarët palestinezë në këtë sektor dhe se po paguan “një çmim të lartë”.

Sipas përditësimit të fundit nga faqja e internetit të ushtrisë izraelite, numri i oficerëve dhe ushtarëve të vrarë izraelitë që nga fillimi i luftës në Gaza më 7 tetor të vitit të kaluar ka arritur në 704, përfshirë 339 që nga fillimi i pushtimit tokësor izraelit më 27 të të njëjtit muaj.

Numri i përgjithshëm i oficerëve dhe ushtarëve të plagosur që nga fillimi i luftës është 4.398, ku 2.262 prej tyre kanë ndodhur që nga fillimi i pushtimit tokësor.

111
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 29 Gusht, 2024 19:57
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
111
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?